Nuni “kyç” gojën, s’bashkëpunon me policinë
13/02/2009 Gjyqtari i plagosur refuzon të dorëzojë celularin, për t’u verifikuar telefonatat
Ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin e ngjarjes së rëndë
TIRANE- Hetimet e Policisë Kriminale për atentatin ndaj gjykatësit të lartë, Ardian Nuni, kanë mbetur në vend numëro. Burime pranë grupit hetimor thanë se po merret intensivisht dhe seriozisht me hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes që tronditi para tre ditësh opinionin publik. Mirëpo vetë i dëmtuari, Ardian Nuni, nuk ofron me bashkëpunim pas kërkesës së tij, për një ruajtje të çdo rrethane të ngjarjes, për shkak të pozicionit të tij si gjykatës i lartë. Nga të gjitha veprimet procedurale të deritanishme ende nuk është kryer këqyrja e aparatit telefonik të gjykatësit Nuni, i cili nuk ka pranuar t’ia dorëzojë atë ekspertëve të policisë, për arsye që sipas hetuesve vetëm gjyqtari Nuni i di. Ky veprim ka bërë që grupi hetimor të kërkojë tabulatat telefonike në operatorin përkatës telefonik të celularit që disponon juristi Ardian Nuni. Ndërkohë që policia ngre hipotezën se, nga gjithë rrethi i dëshmitarëve dhe personave në dijeni për këtë ngjarje, që ka pyetur në lidhje me plagosjen e gjykatësit Nuni, ende nuk i ka marrë të gjitha hollësitë. Lidhur me këtë “defekt” grupi hetimor do kërkojë të marrë në pyetje edhe njëherë tjetër dëshmitarët, të cilët do japin të dhëna më të sakta, për atentatin e Ardian Nunit. Burimet thanë se lidhur me dyshimet e ndryshme janë marrë në pyetje dy pedagoge, të cilat mendohet se kanë pasur konflikt me gjyqtarin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Grupi hetimor nuk pranon të japë të dhëna konkrete, por shprehet se nga hetimet e zhvilluara, ka mundur të identifikojë një person që dyshohet se ka qëlluar katër herë me pistoletë në drejtim të Ardian Nunit. Ky i fundit dyshohet se ka mundur ta njohë atentatorin, por gjithçka përsëri mbetet mister. Ndërkohë që për të hedhur sa më shumë dritë mbi motivet e ngjarjes Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar disa kamera që ishin vendosur në dyqanet që ndodheshin në zonën ku banon Ardian Nuni. Anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Nuni u plagos në mbrëmjen e së dielës në afërsi të banesës së tij, nga një person që mbetet ende i paidentifikuar.
Hetimet
Hetimet për identifikimin e autorëve që plagosën mbrëmjen e ditës së diel Ardian Nunin, janë shtrirë në Fakultetin e Drejtësisë. Pikërisht në këtë fakultet, anëtari i Gjykatës së Lartë Nuni punon si pedagog, dhe për rrjedhojë hetuesin kanë ngritur një sërë dyshimesh, për ndonjë konflikt të mundshëm të Ardian Nunit me studentët apo punonjësit e këtij institucioni.