E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Te menaxhojme votat qe KQZ te mos hedhe poshte fitoren Qamil Xhani



Partia Socialiste ka nisur riorganizimin ne gjithe vendin per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme. Sekretari Organizativ, Blendi Klosi deklaron se te gjitha strukturat e partise po merren me identifikimin dhe verifikimin e votuesve. Qellimi eshte llogaritja e votuesve te sakte dhe levizjeve elektorale per te shmangur, sic thote Klosi, abuzimet qe mund te vijne nga administrata zgjedhore. "Ajo cfare ne duhet te bejme eshte menaxhimi i nje numri shume te madh votash, qe mos te kete KQZ apo Ristan ti hedh poshte", shprehet Sekretari Organizativ i PS-se, ne nje prononcim per mediat. Klosi thekson se aktualisht strukturat e PS-se po merren me identifikimin e imtesishem te listave te zgjedhesve, levizjet demografike te popullsise si dhe berjen e nje skaneri te qarte te gjithe qendrave te votimit. "Cdo qelize e struktures se partise Socialiste do duhet vene ne levizje pasi vazhdojme te jetojme ne nje situate elektorale, ku kemi te paqarta kufijte elektorale, perberjen elektorale te cdo njesie, listat e votuesve. Prandaj do te kerkojme nga te gjitha strukturat e partise qe jo vetem te punohet me elementet qe do te merren me fushate, por nje pjese e madhe e gjithe punes se strukturave partiake duhet te shkoje per gjerat qe shteti duhet ti kishte zgjidhur", deklaron sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi. Deputeti i PS-se shton se ne dy zgjedhjet e kaluara mazhoranca ka arritur te deformoje rezultatin. Ndersa elektoratit te PS dhe strukturave te saj i lind detyra qe te krijoje lisa te sakta per te shmangur cdo deformim gjate procesit te zgjedhjeve. Ky verifikim do te behet paralelisht me levizjen e re qe ka udhezuar ne bazen kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, per prezantimin e programit. Klosi shprehet se shpjegimi i programit te Partise Socialiste eshte nje prej detyrave qe te gjithe te zgjedhurit e PS, qe nga deputetet deri ne nivelet me te ulta do te bejen pergjate gjithe vitit deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Nderkohe qe ne disa prej degeve te PS-se nuk ka perfunduar ende procesi i zgjedhjes se drejtuesve te strukturave. Por sipas Klosit, ky proces po ecen sipas parashikimeve duke bere zgjedhjes perkatese. "PS vazhdon te jete forca e vetme politike ne vend qe ka zgjedhje, forume, diskutime per to dhe kjo eshte vlera me e madhe e kesaj partie. A e keni pyetur ndonjehere partine Demokratike qe ne 7 vjet ne pushtet a ka bere ndonjehere zgjedhje? Nderkohe qe drejtuesit e saj me te larte jane te pamandatuar dhe vazhdojne te jene drejtues", shprehet ne lidhje me zgjedhjet e strukturave.

Deputetet ne baze per shpjegimin e programit

Qe nga java e kaluar deputetet e Partise Socialiste kane nisur takimet ne baze per shpjegimin e programit te Partise Socialiste. Vendimi per kete levizje te re u mor gjate mbledhjes se fundit te grupit parlamentar, ku kreu i PS-se u shpreh se deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare socialistet do te angazhohen ne terren per programin. Krahas kesaj, Rama ka theksuar se do te zhvillohen takime ne te gjitha qendrat e votimit dhe do te verifikohen te gjithe anetaret dhe mbeshtetesit e opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›