E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi i adresohet Berishës pas sulmit ndaj selisë së PS-së: Protesta nuk duhet të shoqërohet me dhunë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Protesta e studentëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve, që sot shënon ditën e gjashtë, është shoqëruar sërish me tensione.

Pak pas mesditës së kësaj të diele, protestuesit goditën me gurë dhe sende të forta dyert dhe godinën e selisë së Partisë Socialiste. Ata u shpërndanë pas ndërhyrjes së Policisë.

Pas këtyre zhvillimeve, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, iu adresua kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për sulmin ndaj selisë së PS-së.

Në reagimin e tij, Klosi u shpreh: “Sali Berisha, pse duhet që protesta të shoqërohet me sulme ndaj selisë së Partisë Socialiste?

Protesta është një e drejtë demokratike, por dhuna nuk është zgjidhje. Distancohuni nga akte të tilla dhe bëni thirrje për qetësi e përgjegjësi!”

1 nga 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›