E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 vjet nga bombardimet e NATO-s në Kosovë

“Ndërhyrja e Aleancës Veriatlantike për ndalimin e krimeve të paramenduara që po i bëheshin popullit të Kosovës është një akt i lartë humanizmi i bashkësisë ndërkombëtare,e cila nuk qëndroi indiferente ndaj tragjedisë që po përjetonte popullsia vendase,por ndërhyri me vendosmëri për t’u dhënë fund vuajtjeve apokaliptike. Kështu thekson në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në 11 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe duke shtuar se falë ndërhyrjes së NATO-s,rezistencës së përgjithshme dhe luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës,vendi arriti lirinë dhe iu bashkua familjes së madhe të kombeve sovrane,të cilat synojnë së bashku një botë më të lirë,më të përparuar dhe më paqësore.

Ndrësa kryeministri Hashim Thaci në mesazhin e tij thekson se ndërhyrja e NATO-s,mbi pozicionet e ushtrisë dhe policisë serbe më 1999,është ngjarja më e rëndësishme e shekullit të shkuar për këtë aleancë,duke konfirmuar faktin se liria është vlera më e lartë e shoqërisë demokratike. Sipas Thaçit,vendimi politik për angazhimin e NATO-s në mbrojtje të popullsisë kosovare,duke ndëshkuar rëndë një politikë që ushtronte dhunë shtetërore sistematike,krime dhe gjenocid,është dëshmia më e mirë se vlerat e civilizimit evropian,liria dhe demokracia janë identiteti i pakapërcyeshëm që nuk lejohet të rrezikohen nga forcat e errëta me asnjë çmim.

Bombardimet e NATO’s ndaj Serbisë kanë zgjatur 78 ditë dhe llogaritet të kenë shkaktuar mbi 30 miliardë dollarë dëme për Serbinë.NATO-ja ndali bombat e saj ndaj caqeve serbe më 10 qershor të vitit ’99 duke I dhënë fund regjimit të Sllobodan Miloshevicit në Kosovë.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›