E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi pres te dale per Shqiperine ne dosjet sekrete te Wikileaks

INTERVISTE/Flet ish kreu i Sherbimit Informativ Fatos Klosi. fare pret ai te dale per vendin tone ne dosjet sekrete te Wikileaks pubikimet e te ciles kane tronditur qeverite dhe pse mendon se pas kesaj ndoshta do te dime se cfare mendojne te tjeret per ne.


Zoti Klosi ka pasur nje publikim te nje sere dokumentesh nga Wikileaks qe prekin kryesisht ceshtje te sigurise kombetare pasi kane te bejne me marredhenien e SHBA-ve me vende te tjera dhe te gjitha diskutimet si dhe opinionet e ketij shteti per nje sere ceshtjesh te sigurise nderkombetare.


Si i komentoni ju kete dalje te ketyre dokumenteve


Po ta shikosh publikohen marredhenie te ambasadave amerikane neper vende te ndryshme te botes me Departamentin e Shtetit. Pra ne nje fare menyre publikohen relacione brenda amerikaneve qe natyrisht flasin per situata te ndryshme ne vende te ndryshme ku jane vendosur ambasadat amerikane.


Natyrisht keto relacione jane me te hapura se sa gjuha diplomatike qe perdorin diplomatet amerikane ne shtetet perkatese. Keshtu qe do te kete disa probleme sepse aty jane me direkt jane me te prere se sa ne gjuhen diplomatike ku ndonjehere detyrohen te jene me te kujdesshem.


Por kjo eshte diferenca midis opinionit zyrtar qe ato kane mbajtur qe ka qene i cilesise diplomatike dhe relacionit brenda diplomacise amerikane qe sigurisht jane me direkte.


A mendoni se do te cenohet siguria e vendeve


Une mendoj qe nuk do te kete ndonje problem te rendesishem. Amerikanet kane filluar qe tani te pergatisin te gjitha shtetet. Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton tha se kane filluar te pergatisin te gjitha shtetet qe implikohen ne keto relacione qe te mos krijohen incidente.


Une besoj qe politika amerikane eshte nje politike globale eshte nje politike strategjike qe nuk varet nga fakti se u botua kjo apo su botua kjo. Ato jane me shume probleme qe mund te krijohen midis diplomateve te huaj ose udheheqesve te vendeve te ndryshme me Ameriken qe jane me shume personale se sa probleme te karakterit midis shteteve. Keto probleme personale me kalimin e kohes do te kalojne.


Nuk eshte se ka ndonje gje. Mua me duket qe po i jepet shume rendesi ketij fakti qe mua nuk me duket aq i rende.


Dalja e disa materialeve te klasifikuar si teper sekret a cenon marredheniet qe mund te kene Shtetet e Bashkuara te Amerikes me vendet te tjera...


Rasti i Berluskonit dhe i Putinit eshte ai qe Berluskonit do ti ngeli pak hatri. Kjo do te kaloje. Marredhenia me Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk varet nga humori i Berluskonit apo nga fakti qe i ngeli hatri apo si ngeli hatri.


Kurse problemet jane vec e vec. Problemet e Afganistanit jane tjeter gje fare Amerika eshte ne lufte ne Afganistan dhe publikimi i dokumenteve lidhur me Afganistanin edhe une e besoj ate qe rrezikon njerez.


Rrezikohen njerez rrezikohen bashkepunetore rrezikohen oficere qe i mbajne me zbulime njerez qe jane te implikuar ne te gjithe skenarin afganes. Njelloj eshte edhe ne Iran. Kurse ne Europe jane te kesaj kategorie qe mund te kete pak gallate. Nuk besoj se do te influencoje ne marredheniet amerikane.


Per shembull per Shqiperine...
Une e konsideroj me te rendesishme. Per Shqiperine une mendoj se do te dalin disa opinione qofte epitete pak me konkrete te diplomacise amerikane te lidhur me qeverine me bemat e qeverise. Per mua kjo eshte interesante. Po pres me interes ta lexoj.


Pse

Sepse jam i sigurt qe nuk do te jete nje opinion me gjuhe diplomatike sic e ka bere ambasadori i meparshem qe disa here dha deklarata qe per mua ishin shume te qarta por qe qeveria jone beri sikur skuptoi. Kurse ne kete rast gjerat do te jene me konkrete dhe besoj se sdo ti kuptojne ose do te bejne sikur sdo ti kuptojne. Uroj qe te nxjerrin mesim nga ato qe do te lexojne.


Meqenese per Shqiperine do te behen te ditura mbi 800 materiale materiale te cilat jane duke u shtuar gjithnje e me shume per shkak se faqja e internetit po rinovohet moment pas momenti.


Duke pasur parasysh qe keto materiale i perkasin nje periudhe nga viti 1997 deri ne 2010 cfare pritet te dale ne drite


Une mendoj qe do te jene opinione te diplomateve amerikane qofte ne Tirane qofte ne ambasada te tjera rreth e rrotull Shqiperise ose ne Europe lidhur me bemat e qeverise shqiptare me qendrimin qe mban qeveria shqiptare te lidhur me nje gje apo me nje gje tjeter si e trajton ate problem apo si e trajton nje tjeter kete problem.


Me pak fjale opinione te diplomacise amerikane te sherbimit diplomatik europian. Une lexova ne Shekulli nje nga keto relacionet qe nje nepunes i larte francez i ka thene SHBA-ve se Shqiperia sikur e mori si dhurate hyrjen ne NATO. Opinioni ka qene edhe i imi mua me duket e drejte. Te tilla gjera do te jene.


Zoti Klosi ka pasur zera optimiste se permes ketyre materialeve do te zbardhen ngjarjet e 1997-es A keni kete besim edhe ju


Une nuk di te them nese do te zbardhen por nuk besoj se ka ndonje gje per tu zbardhur. E degjova Godon e pashe interesin e tij per 1997-en. Per mua 1997-ta eshte e zbardhur shume qarte. Ngjarjet e dime. Kush i organizoi ato ngjarje eshte e rendesishme E rendesishme eshte a u bind populli per te marre pjese ne ato ngjarje.


A ishte populli qe e beri. Nuk ma merr mendja se ishte ndonje nepunes grek apo nepunes amerikan qe i binin njerezit ne shesh. Nuk kam pasur kontakte fare me njerez te tille dhe ne ate periudhe kam qene 24 ore neper sheshe. Me duket e gabuar ajo deshire e Godos per te gjetur se kush jane keto te huaj qe kane te bejne.


Per mua ngjarjet e 1997-es ishin me se normale ishte nje popull qe i kishte ardhur ne maje te hundes dhe qe kur u ngacmua pastaj edhe tek parate e veta nuk duroi dot me dhe ndodhi ajo qe ndodhi.


Gabimi me i madh pastaj ne te gjithe ate gje eshte qendrimi i qeverise nuk eshte qendrimi i popullit. Keshtu qe per popullin them une nuk do te shohim ndonje gje te madhe aty.


Ju besoni se nuk do te kete ndonje te dhene te rendesishme


Do te kete opinione per ngjarje te vecanta ne Shqiperi. Mbase mund te gjejme opinione lidhur me kete krize politike dicka me te qarta se ato qe jane thene deri tani sepse ne kemi kaq kohe pa nje ambasador amerikan.


Por ambasada e SHBA-se perdite dergon informacione se cfare po ndodh se cfare tha Berisha sot se cfare Edi Rama dje. Sigurisht pervec relacioneve te thjeshta ata japin dhe opinione. Dhe keto informacione ne relacione une i di se cfare ndodhi ne Shqiperi se cfare tha Berisha.


Une them se cfare thone ato une pres te dalin opinionet e tyre nje analize e situates shqiptare. Kjo me intereson qofte per tani qofte per 2005-en qofte edhe per 1997-en kur une kam qene ne detyre. Vertete do te kisha qejf te lexoja se cfare thone per SHIK-un nese ka ndonje gje te tille.

Ne ato dokumente pershkruhen takime ose ceshtje te sigurise qe marrin dijeni...
Ambasadori thote Mbreme isha me Berishen folem per kete teme mbajti kete qendrim. Kjo fjali e fundit mua me pelqen ato jane relacione te ambasades amerikane...


Ne keto publikime ka pasur edhe informacione te tipit Berluskoni ka qene me shume femra etj. domethene informacione te tjera...


Kur thuhet qe Berluskoni ishte me shume femra eshte per ti thene departamentit qe nuk eshte shume serioz. Tani ne kete periudhe kryeministri i Italise i mori votat bravo i qofte por nga pikepamja e seriozitetit nuk eshte ndonje njeri shume serioz.


Prandaj te them se per keto vende qe jane prodhuar keto informacione jane te rendesishme keto zbulime.


Une po marr Shqiperine une si qytetar i Shqiperise vertet jam i interesuar te di kush eshte opinioni jozyrtar jodiplomatik nje opinion midis tyre per gjendjen ne Shqiperi per bemat e qeverise shqiptare per bemat e opozites shqiptare.


shte shume interesante kjo pike se cfare mendojne vertet amerikanet per ne. Kete shpresoj une te shoh dhe kjo ben mire nga te gjitha pikepamjet. Do te vejne Italine pak ne siklet Francen Japonine. Sigurisht gjuha me te cilen komunikojne nuk eshte ajo diplomatike eshte gjuhe e hapur.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›