Situata ne Shkoder Berisha Evakuim masiv

Ne duhet te instalojme me pergjegjesi te plote skemen e evakuuimit te popullates. Te lirohen konviktet te prenotohen hotelet te sillen te gjitha mjete e nevojshme per banoret ushqimet veshjet automjetet varkat transformatore pompat te instalohen dhe te jene te gjitha ne gatishmeri u shpreh kryeministri Berisha.
Kreu i qeverise fajesoi per gjendjen e krijuar dhe permbytjen e peste te zones se Nenshkodres brenda vitit situaten atmosferike reshjet e shiut qe sipas tij kane rritur prurjet ne Kaskadat e Drinit.
E verteta eshte qe prurjet e Alpeve tejkaluan cdo lloj parashikimi Valbona nuk ka patur ndonjehere ne histori nje prurje prej 1500 meterkub per sekonde dhe pastaj te pamateshme kane qene prurjet e lumenjve te tjere tha Berisha.
Nderkaq korporata elktroenergjitike njofton se qe prej nje jave mban te hapura portat e hidorecentralit te Vaut te Dejes. Ne liqenin ketij hidrocentrali niveli i ujit shenon 73.71 meter vetem nje meter e gjysme larg pikes kritike te lejuar prej 75 metra. Prurjet ne te jane 600 meterkub uje ne sekonde dhe shkarkimet 1520 meterkub ne sekonde.
Ne hidorcentralin e Komanit niveli i ujit ka arritur ne 172.6 meter ndersa kufiri eshte 175 meter. Prurjet ne hidrocentral jane 1250 meterkub per sekonde dhe pritet qe shume shpejt edhe ky hidrocentral te hape portat duke shkarkuar ujin ne Vaun e Dejes.
Me e qete duket situata ne hidrocentralin e Fierzes ku niveli i ujit shenon ne 288.5 meter nga 296 qe eshte niveli maksimal i lejuar. Pavaresisht rritjes se prurjeve te Valbones ky lume derdhet ne Fierze baseni i te ciles ka ende shume kapacitet mbledhes dhe nuk rrezikon hidrocentralin.
Nderkohe gjate paradites zonen e ka inspektuar Ministri Brendshem Lulzim Basha qe ka zhvilluar nje takim ne prefekture perpara mbledhjes se qeverise.