E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, Kapelo: Nuk jam i shqetësuar

www.albania-sport.com - Fabio Kapelo, trajneri i Anglisë, edhe pse skuadra e tij dështoi për të marrë fitoren ndaj Shteteve të Bashkuara (1-1), qëndron optimist për vazhdimësinë e kompeticionit,

“Nuk jam i shqetësuar”, - tha Kapelo për gazetarët. “Bëmë një ndeshje të mirë, gjendja shpirtërore dhe kondicioni fizik i lojtarëve janë të mira. Patëm shatë apo tetë raste. Bëmë një futboll të mirë”.

Përsa u përket polemikave të shpërthyera në Angli, në lidhje me hedhjen në fushë si titullar të portierit Robert Grenn dhe qendërmbrojtësit, Ledley King, italiani u justifikua.

“Unë nuk kam bërë asnjë gabim”, - shpjegoi “Don” Kapelo.

“Portierët mund të bëjnë gabime. Kjo është pjesë e futbollit. Duhet pranuar. Do të diskutoj me të se çfarë duhet të bëj”.

Nëse trajneri nuk ka vendosur akoma se çfarë do të bëjë me portierin Green, rasti i Ledley King, i dalë nga loja për shkak të një dëmtimi, duket se ka marrë fund, pasi lojtari ka të ngjarë t’i japë fund Botërorit.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›