Bruno Alvezh: “Fitorja është detyrë shtëpie”“Duhet të fitojmë patjetër. Besoj te puna që kemi bërë deri tani. Jemi të bashkuar dhe e dimë se detyra jonë e parë e madhe është të fitojmë ndeshjen kundër Shqipërisë”, - tha për mediat portugeze, mb

Mbrojtësi Bruno Alvezh e shikon si një detyrim kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës 2010, që sipas portugezit, duhet të fillojë me një fitore së pari ndaj Shqipërisë.
“Duhet të fitojmë patjetër. Besoj te puna që kemi bërë deri tani. Jemi të bashkuar dhe e dimë se detyra jonë e parë e madhe është të fitojmë ndeshjen kundër Shqipërisë”, - tha për mediat portugeze, mbrojtësi i fuqishëm i Portos.
Brunoz Alvezh pranoi se “presioni përpara një ndeshje ndërkombëtare është gjithmonë i pranishëm”, por portugezi refuzoi ta konsideronte se ata mund të ishin të përjashtuar nga pjesëmarrja në Botëror.
“Unë mendoj se do të jemi atje. E gjithë përfaqësuesja e ka këtë ndjenjë, ne do të bëjmë gjithçka për të qene atje të pranishëm. Kemi bërë një punë të madhe në stërvitje, por shpesh nuk kemi arritur t’i transmetojmë ato në fushë.
Edhe Hugo Almeida i Verder Bremenit, mendon se Portugalia ka bërë një futboll të bukur, pavarësisht se ai pranon se është i pakënaqur me rezultatet negative: “Në disa ndeshje kemi qenë shumë të frustuar, por nuk mund të mendojmë veçse për të marrë tri pikët në Shqipëri”.
E Marte, 02 Qershor 2009