Mediat portugeze: “Jemi me shpatulla pas murit”“Portugalia e vendosur me shpatulla për muri. Vetëm një mrekulli mund ta çojë Kristiano Ronaldon, Dekon dhe kompani në Botërorin e Afrikën e Jugut”. Kështu e konsideron gjendjen në të cilën ndodhet

“Portugalia e vendosur me shpatulla për muri. Vetëm një mrekulli mund ta çojë Kristiano Ronaldon, Dekon dhe kompani në Botërorin e Afrikën e Jugut”. Kështu e konsideron gjendjen në të cilën ndodhet formacioni i Karlos Kueiroz, media portugeze. Edhe Federata Portugeze e Futbollit e pranon se sfida kundër Shqipërisë është ndoshta më e rëndësishmja nga pesë takimet e mbetura, pasi një dështim në Tiranë, qoftë ky edhe një barazim, sipas saj do të hidhte në erë shpresat e luzitanëve, të cilët në takimin me kuqezinjtë tanë tetë muaj më parë nuk shkuan më shumë se një rezultat 0-0. Ronaldo ka përsëritur të njëjtat gjëra edhe për gazetën spanjolle “As”: “Ne jemi ekipi më i mirë i grupit. Kemi lojtarë të mëdhenj dhe nuk duhet të nisemi (drejt Tiranës) nën një presion të madh. E dimë shumë qartë se çfarë na pret, nëse nuk fitojmë”.
NANI
Sulmuesi i Mançester Junaitid dhe i Portugalisë, Nani, shprehu keqardhjen e tij në lidhje me golat e munguar të përfaqësueses së tij në këto eliminatore. “Kemi pasur shumë shanse, por fat të keq na ka munguar ajo goditja e fundit, ajo që çon topin në rrjetë. Të humbasësh kaq shumë raste, normalisht që është shtresuese. Tani na duhet të shënojmë shumë gola. Por, jemi të qetë dhe ambienti është shumë i mirë”, - theksoi Nani, që shton se edhe renditja në klasifikim është për shkak të pafatësisë së mos shënimit të golave.
E Merkure, 03 Qershor 2009