Klubet me ‘like’

Rezultatet negative në këtë sezon nuk ndikojnë në dashurinë e tifozëve për klubin që përkrahin. Në rrjetin social Facebook mbështetësit e Milanit janë dukshëm më të shumtë në numër se të çdo skuadre tjetër italiane, edhe pse kuqezinjtë po kalojnë momente shumë të vështira në Serie A.
Në klasifikimin e faqes më të ndjekur të rrjetit social amerikan, Milani ka marrë rreth 12 milionë "Like", duke lënë pas ndjeshëm kampionin në fuqi dhe liderin e kampionatit, Juventus, që renditet në vendin e 11-të me 4.5 milionë, ndërsa Interi klasifikohet 10 pozicione më poshtë me 1 milion e 810 mijë "pëlqime".
Skuadra më e pëlqyer nga përdoruesit e Facebook është gjiganti i La Ligës Barcelona, që i kalon 38 milionë fansa, ndërsa pas saj renditen rivali i përhershëm Real Madrid dhe lideri aktual i Premierligës, Manchester United, që kanë diferencë të vogël mes tyre.
Interesante, por aspak surprizë është përfshirja në 10 skuadrat më të pëlqyera dy turket, Galatasaray dhe Fenerbahçe. Më shumë se Interi kanë tifozë në Facebook dy skuadra të Lindjes aspak të njohura, të paktën në Perëndim, Persib Bandung nga Indonezia, Chivas nga Meksika me rreth 2.5 milionë pëlqime.
Në klasifikimin e vendeve kryeson Anglia me 71 milionë fansa, ndërsa Spanja ka vetëm 1 milion më pak. Italia është në podium me vendin e tretë, me rreth 20 milionë fansa, ndërsa më pas vjen Turqia me 19 milionë. Klubet evropiane kanë 84 për qind të fansave nga 239 milionë në total, ndërsa klubet nga Amerika vetëm 13 për qind.
Renditja:
Barcelona - 38,619,000 fansa
Real M - 32.858.000
Man Utd - 28,533,000
Chelsea - 13,762,000
Milan - 12,206,000
Arsenal - 11,778,000
Liverpool - 10,529,000
Galatasaray - 7,581,000
Fenerbahçe - 6,099,000
Bayern M - 5,279,000