Klubet, sot firma për të drejtën TV
Telenovelës së të drejtës televizive për ndeshjet e Kategorisë Superiore duket se po i vjen fundi. Pas "mundjes së krahut" ndërmjet klubeve dhe kompanisë "UFA Sports", për shifrat financiare për transmetimin e aktivitetit më të rëndësishëm në vend dhe ndërhyrjes së Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila miratoi 300 mijë euro kontribut shtesë për arkat e skuadrave, tani është momenti i firmës. Sot, në orën 11:00, në ambientet e hotel "Rogner" në kryeqytet, drejtuesit e klubeve, FSHF dhe përfaqësuesit e "UFA Sports" do të siglojnë marrëveshjen e parë të këtij lloji në historinë e futbollit shqiptar. Në total janë 11 ekipe që kanë pranuar kushtet e ofruara, përveç Dinamos, e cila ka vendosur të qëndrojë jashtë paketës për të drejtat TV, duke preferuar t‘i shesë individualisht takimet e kampionatit dhe të Kupës së Shqipërisë.
Akordi, i cili parashikon bashkëpunim trevjeçar, me opsion për rinovim edhe për tri sezone do të bëjë që klubet elitare të përfitojnë 600 mijë euro në sezonin e parë. Gjysma e kësaj shifre është ofruar nga kompania gjermane, e cila është pjesë e "RTL Group", ndërsa 300 mijë euro do të shpërndahen nga federata. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së e mori këtë vendim prej problemeve dhe kundërshtimeve që nxorën klubet, të cilat rrezikuan edhe realizimin e marrëveshjes. Organi më i lartë vendimmarrës i futbollit shqiptar zgjodhi të linte derën të hapur edhe për Dinamon. Shifra e përcaktuar për blutë, sipas skemës së përzgjedhur nga vetë klubet, do të mbetet e paprekur. Nëse kryeqytetasit vendosin t‘i bashkohen paketës, ata do të përfitojnë shumën prej 62.500 mijë eurosh. Skuadra që do të përfitojë më shumë nga bashkëpunimi me UFA-n për shitjen e së drejtës televizive është Tirana. Të ardhurat e kampionëve në fuqi do të kapin kuotën 82.500 euro. Në vendin e dytë renditet Vllaznia (nënkampione e vendit) me 70 mijë euro, ndërsa i treti është Flamurtari (65 mijë euro). Pas vendit të katërt të lënë bosh nga Dinamo, përfituese e një tjetër shifre të lartë është Teuta: në arkat e "djemve të detit" do të kalojnë 60 mijë euro. ndërkohë, Apolonia, Besa dhe Shkumbini janë në nivel të barabartë, me 50 mijë euro të ardhura nga kjo marrëveshje. Skënderbeu, Laçi, Gramozi dhe Kastrioti, katër skuadrat që në fillim të këtij sezoni u ngjitën në Superiore do të marrin nga 27.500 euro secila.
Ndryshimet në mënyrën sesi transmetohen sfidat e kampionatit shqiptar do të shoqërohen edhe me një tjetër risi. Kategoria Superiore do të marrë emrin e një sponsori, ashtu si ndodh në disa prej kampionateve më të rëndësishme në Europë: Angli (Premierliga Barkleis), Itali (Seria A Tim), Austria (T-Mobile Bundesliga) etj. Ofertat nga sponsorët nuk mungojnë dhe tashmë mbetet të përcaktohet vetëm se cili do të jetë fitues.