Klubet sportive, hapi drejt shoqërive aksionere

Këshilli i Ministrave i hap ditën jeshile transformimit të klubeve sportive në shoqëri aksionere. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë u shqyrtua propozimi për kalimin nga klube shtetërore që varen nga bashkitë, drejt privatizimit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Kjo ka qenë një prej kërkesave kryesore të investitorëve (të quajtur ndryshe presidentë klubesh) shqiptarë, të cilët e cilësojnë kalimin në shoqëri aksionere si mënyrën më të mirë për sportin shqiptar që të zhvillohet. Propozimi i bërë nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe ministri i Sporteve, Ylli Pango, gjeti mbështetje të plotë.
Gjithsesi, burime zyrtare pranë Kryeministrisë pohuan se ligji është miratuar me disa ndryshime, pas propozimeve të ministrave.
“Detajet e ligjit të miratuar, për transformimin e klubeve sportive në shoqëri aksionere ende nuk mund të bëhet publik, sepse më parë aty do të shtohen ndryshimet e bëra në mbledhjen e KM-së”, pohoi burimi.