Arsenali pas Alonsos
Mediat britanike njoftojnë se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron ta transferojë mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso, gjatë afatit kalimtar të janarit. Lëndimi i Cesc Fabregas i ka detyruar Topçinjtë të kërkojnë një mesfushor, ndërsa "The Daily Telegraph" njofton se Arsenali i është kthyer mesfushorit të Redsave, të cilin nuk kishin arritur ta transferonin në verë. Në janar, pritet që postin shefit ekzekutiv te Topçinjtë do ta merr, Ivan Gazidis, ndërsa burime pranë klubit njoftojnë se ai do të jetë më dorëgjerë dhe do t'ia mundësojë Wengerit blerjen e disa lojtarëve.