Mancini do ta zëvendësojë Scolarin te Chelsea
Ndeshjet e dobëta të cilat i ka shfaqur Chelsea javët e fundit kanë zbehur admirimin që e kanë pasur të gjithë për trajnerin Luiz Felipe Scolari.
Sipas shtypit anglez, disa lojtarë të Chelseat mendojnë se trajneri i tyre nuk e ka atë që i duhet skuadrës për të pasur sukses. Nga ana tjetër, spekulimet e fundit janë se ai mund të zëvendësohet nga ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, i cili kohë më parë ka qenë favorit për ta marrë drejtimin e Bluve. Mancini ka kontratë me Interin deri në vitin 2012, ndërsa së shpejti pritet një prishje gjyqësore e kontratës ndërmjet tij dhe Massimo Morattit, ndërkaq në Angli spekulohet se presidenti i Chelseat, Roman Abramovich, në janar do ta shkarkojë Scolarin.