Besa për titull

Besa i ka shfrytëzuar si është më së miri ‘kiksat’ e dy skuadrave që e përfunduan sezonin vjeshtor në pozitat e para, Trepça dhe Hysi. Tri fitore dhe dy barazime në pranverë, pa humbje, bënë që pejanët t’i afrohen vendit të parë në vetëm 2 pikë, pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit.
Kjo seri i ka dhënë optimizëm ekipit të Genc Hoxhës, i cili tash e synon vetë titullin e kampionit në fazën e tretë të garave në Superligën e futbollit. Trajneri gjakovar është i kënaqur me momentet që po kalon ekipi i tij, por beson se ka vend për përmirësime.
“Kishim një vijë të mirë të rezultateve, për këtë jam i kënaqur. Jam i kënaqur me angazhimin, seriozitetin, atmosferën dhe stabilitetin e ekipit. Arritëm ta shkrijmë avantazhin, edhe pse nuk kemi hyrë me ambicie të tillë, duke e marrë parasysh se ekipet si Trepça e Hysi kanë bërë investime të mëdha, por nuk arritën rezultatet e pritura”, theksoi Hoxha për Express.
Nëse ekipi i tij vazhdon me rezultate të tilla, trajneri i ekipit pejan nuk ka përse të mos besojë në titull të kampionit.
“Kemi kombinuar ekipin me të rinj dhe me lojtarë me përvojë, që na ndihmuan t’i fitonim titujt në të kaluarën. Ne do të mundohemi ta rregullojmë formën çdo javë, që të jemi edhe më të mirë. Ka ende çka të punohet. Do të mundohemi të dalim në vend të parë, e më pas për ta mbajtur atë deri në fund”, u shpreh Hoxha, për të cilin nuk ka rëndësi fort orari i ndeshjeve që e pret ekipin e tij, por edhe skuadrat tjera konkurrente për titull.
Aktualisht, Besa ka 36 pikë, 2 më pak se kryesuesi Trepça. Xhiron e ardhshme, në fazën e tretë, e cila fillon këtë fundjavë, pejanët do të luajnë në shtëpi me Prishtinën.