E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, zgjedhjet e përgjithshme në 6 maj

Pas takimit prej 20 minutash me Mbretereshen Elisabete, te ciles i ka kërkuar te shperndaje Parlamentin përpara njoftimit zyrtare per daten dhe fillimin zyrtare te fushates Kryeministri britanik Gordon Brown, ka vendosur që zgjedhjet e përgjithshme në Britani të zhvillohen pas një muaji, më date 6 maj. Brown ka bere njoftimin zyrtar menjehere pasi ka dale nga pallati mbretëror ku dhe ka shprehur nevojen e nje mandati te katert per te vazhduar rimekembjen ekonomike te vendit.

Zgjedhjet, të cilat ka gjasa të dominohen nga çështjet si taksat dhe shpenzimet pas recesionit global, do të shohin Partinë Laburiste të përpiqet të marrë një mandat të katërt për herë të parë në histori. Partia kryesore e opozitës, ajo Konservatore do të ketë nevojë për një diferencë të madhe votash në 60 vitet e fundit për të fituar një shumicë. Në traditën e gjatë britanike, Gordon Brown bën një udhëtim të shkurtër nga selia e tij në Dowing Street për në Pallatin Buckingham, ku i kërkon Mbretëreshës Elisabetë të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve.

Pas kësaj Britania dhe politikanët do të futen tërësisht në atmosferën e fushatës. Më shumë se katër javët e fushatës elektorale pritet që të dominohen nga ekonomia, defiçiti shumë i lartë buxhetor dhe personaliteti i udhëheqësve të partive kryesore. Partia Laburiste do të jetë përballë sfidës më të vjetër politike në botë, ndjenjës se është koha për ndryshim. Por që të gjitha partitë do të jenë përballë një elektorati të lënduar, të zemëruar dhe që nuk ka besim tek politikanët pas skandalit me shpenzimet e deputetëve dhe tatëpjeta ekonomike e vendit.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›