E Diel, 1 Nëntor 2026

Klubi i Krasniqit, drejt falimentimit

Ekipi gjerman i boksit, Hamburger Box-Stall Universum po shkon drejt një nokauti. Ai është duke rënë në tokë si një boksier kur pëson një goditje të rëndë, shkruan uebfaqja gjermane spiegel.de.

Pjesë e këtij ekipi është edhe boksieri kosovar, Luan Krasniqi, por edhe ai ukrainas, Alexander Dimitrenko, të cilëve u ka skaduar kontrata. Jo vetëm kaq. Trajnerët e suksesshëm të ekipit gjerman janë pensionuar, boksierët më të mirë kanë shkuar dhe kontratat televizive kanë përfunduar.

Ndërsa, atyre mund t’u shtohen edhe menaxherët e Universumit, që duken në mëdyshje për qëndrimin në këtë ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›