Duart e lidhura në Madrid

Ish-trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini është ankuar se punëdhënësit e tij nuk e lanë ‘ta hapte gojën’ sa duhet në Bernabeu. Pellegrini ishte emëruar trajner i Realit, verën që shkoi, por ai ishte shkarkuar nga Los Blancos këtë verë, pasi dështoi ta fitonte ndonjë trofe në sezonin 2009-10, derisa si pasardhës i tij është emëruar portugezi Jose Mourinho.
Trajneri kilian, në një intervistë dhënë për magazinën ‘El Mercurio’, ka thënë se ai nuk kishte mbështetje sa duhet nga shefat e tij dhe nuk kishte autoritet për t’i zgjedhur transferet.
“Ne nuk e fituam Ligën e Kampionëve, sepse nuk e ndërtuam një skuadër për ta fituar atë. Ky ishte mospajtimi im kryesor (me presidentin Florentino Perez). Në Kupën e Spanjës, ne luajtëm mjaft dobët. Ishte turpërim për ne dhe unë jam totalisht përgjegjës për këtë”, tha ish-trajneri i Villarreal.
Ai insiston se nuk dëshironte ta shiste dyshen e mesfushës Arjen Robben apo Wesley Sneijder, të cilët shkëlqyen te Bayern Muncheni e Interi, sezonin e fundit, duke i udhëhequr ekipet e tyre deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Në vend të tyre, Reali kishte transferuar dyshen Cristiano Ronaldo dhe Leite Kaka, të cilët nuk e shpaguan shumën që kishte shpenzuar ekipi madrilen për ta. “Ne kishim mendime të kundërta sa i përket formacionit të skuadrës. Disa futbollistë që unë i konsideroja të rëndësishëm, ishin shitur”, përfundoi Pellegrini.
Sezonin e fundit, Real Madrid kishte shpenzuar mbi 200 milionë euro në transferime, ndërsa nuk arriti të fitonte asgjë, duke u eliminuar fillimisht në Kupën e Spanjës, pastaj në Ligën e Kampionëve, dhe duke përfunduar si nënkampion në La Liga.