Knaus: Kosova ende nuk ka perspektivë evropiane
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka deklaruar se pavarësisht vendimit të GJND-së, në Evropë nuk ka ndryshuar asgjë për sa i përket njohjes nga pesë shtetet e mbetura.
“Kosova ende nuk ka mundësi që të ketë çfarëdo marrëdhënieje zyrtare kontraktuale me Bashkimin Evropian. Meqë ky është një parakusht për anëtarësim në një të ardhme në BE, kjo sigurisht se është zhgënjyese. Mbetet shumë e paqartë, se kur, nëse jo tash, pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta rishikojnë politikën e tyre. Në të njëjtën kohë, ky vendim mund t’ia bëjë më të vështirë Serbisë ecjen e saj në rrugën kah anëtarësimi në BE, derisa politikat serbe të mos bëhen më fleksibile. Edhe para vendimit, shumë anëtare të BE-së që e kanë njohur Kosovën, kanë qenë shumë të frustruara me politikën serbe, që duket se po ia vështirëson punën Evropës në stabilizimin e Ballkanit”, shprehet ai.
Knaus shton se vendimi i GJND-së mund t’ia vështirësojë “jetën” Serbisë, por jo domosdoshmërish duke e ndihmuar Kosovën.
“Aktualisht edhe pse politikanët evropianë flasin për perspektivën evropiane të rajonit, nuk ka perspektivë evropiane për Kosovën, derisa nuk njihet nga 27 vendet anëtare. Aktualisht, në horizont nuk shohim se si shtetet, si Qiproja, do ta ndryshojnë mendjen.
Dhe, përderisa Qiproja apo Spanja nuk e ndryshojnë mendjen e tyre, Kosova nuk ka perspektivë evropiane. Ky është problem dhe mendoj se ekziston një nevojë për BE-në dhe disa vende anëtare që të mendojnë në mënyrë kreative se si edhe në këtë kohë mund të ketë proces të evropianizimit me Kosovën. Dhe, këtu mendoj se Komisioni Evropian dhe Ministria e Jashtme duhet që urgjentisht të fillojnë të mendojnë kujdesshëm, se cilat opsione do të mund t’i minimizonin ndasitë e BE-së”, ka deklaruar ai.
Pyetjes së bërë, nëse Kosova është e gatshme për një pavarësi të plotë, Gerald Knaus përgjigjet:
Mendoj se janë dy aspekte të kësaj çështjeje. Kosovës do t’i duhej mbështetja nga jashtë. Dhe, në çdo rast, asnjë vend në Evropë s’është tërësisht i pavarur.
Të gjitha shtetet në Evropë ndajnë sovranitetin; përderisa kanë miratuar legjislacionin si kandidate të BE-së, apo si shtete të BE-së, ato qeverisin së bashku në shumë fusha vitale të politikës.
Nuk duhet të jetë qëllimi për një pavarësi totale. Kjo në Evropë sot nuk është e dëshirueshme. Por, në të njëjtën kohë, të qenët protektorat ku autoriteti përfundimtar bie mbi institucionet e huaja, është në fakt problem i madh.
Nganjëherë, protektorati bën gjëra të dobishme dhe njerëzit që udhëheqin protektoratet mund të kenë qëllime të mira. Por, fakti thelbësor mbetet se protektoratet zakonisht nuk janë të mira në qeverisjen afatgjate. Mendoj se ekziston rreziku se në Kosovë, sikurse edhe në Bosnjë, protektorati ndërkombëtar nuk do përfundojë kurrë.
Dhe, ky do t’i bëhet zëvendësim procesit të vërtetë të evropianizimit. Për shembull, nëse shikoni reformat e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit, disa institucione të huaja apo misione ndërkombëtare mund të bëjnë gjëra të dobishme, por kjo nuk është njësoj me ndërtimin e insitucioneve të besueshme brenda shtetit.
Në të gjitha shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, stimulim për ndërtimin e institucioneve të besueshme ka qenë anëtarësimi në BE.
Pra, sfida për Kosovën është që ta bëjë tranzicionin nga gjendja kur Kosova është legalisht ende protektorat, ku edhe më tej autoriteti përfundimtar për të bërë gjëra bie mbi ICO-në dhe kur EULEX-i qëndron mbi Policinë e Kosovës dhe mund të bëjë gjëra pa iu referuar institucioneve kosovare.