Druscas fton për zgjidhje të shpejtë për emrin
Kështu tha për “Alsat M” në Prishtinë, Ministri i Jashtëm Grek, Dimitris Droutsas i cili tha se pala greke është ë gatshme për të gjetur një zgjedhje për emrin e Maqedonisë, dhe të jap disa alternativa në lidhje me këtë.
“Ky është një shembull i mirë që çdo kush ka mundësi të sheh rolin konstruktiv të Greqisë në lidhje me perspektiven dhe të ardhmen evropiane për të gjithë rajonin. Dhe duke ju referuar agjendës së iniciativës 2014 të ndërmarr nga Greqia tregon që ne jemi duke zgjedhur një rrugë më dinamike sa i përket çështjes së emrit të fqinjit tanë të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për të gjetur një zgjedhje në çështjen e emrit.
Ne po ashtu i kemi treguar edhe idetë tona në lidhje me këtë. Kemi bërë hapat kryesor për ti bërë thirrje miqve tanë në Shkup që të jenë më të hapur dhe në këtë aspekt ne kemi krijuar edhe kontakte direkte në mes të kryeministrit Papandreu dhe Gruevski. Mendoj se pozicioni ynë është mjaftë i qartë, nga ana jonë ne dëshirojmë që sa më shpejtë aq më mirë do të ishte që të gjejmë një zgjidhje.
Kështu që ftesa jonë dërguar miqve tanë në Shkup është që edhe ata të tregojnë përkushtim në këtë çështje dhe të na bashkohen në tryezën e negociatave në Kombet e Bashkuara që të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe kështu të mundemi që ta bëjmë realitet atë për çfarë po ëndërrojmë në mënyrë që të shohim të gjithë rajonin të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në një të ardhme të afërt”, deklaroi ministri grek Dimitris Droutsas.
Ministri i Jashtëm grek, është takuar edhe me presidentin Fatmri Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci, ku është diskutuar për rolin të cilin do ta ketë Greqia gjatë bisedimeve që pritet të zhvillohen në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.