"Lugina, pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve"
Sipas tij, çështja serbe të veriut të Kosovës është shumë më e vonshme se sa çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Si është e mundur të kërkohet reciprocitet në mes një komuniteti serb në Kosovë me një etnitet në Serbi, i cili që nga viti 1992 ka shprehur përmes Referendumit vullnetin politik, ka bërë një luftë çlirimtare se në çfarë bashkësie do të jetojë në të ardhmen?”, pyet ai njoftojnë mediat kosovare.
"Shqiptarët e Luginës janë autoktonë në trojet e tyre etnike. Ata nuk janë ardhacakë nga viset e tjera, por denbabaden jetojnë në këto vise, të cilat, mjerisht, janë cunguar e sakatosur që nga Molla e Kuqe e deri në Bujanoc e Preshevë, dy shtylla që e quajnë veten me të drejtë Kosovë Lindore”, shpjegon Saqipi.
Sipas tij ”është e drejtë legjitime e çdo populli të dijë për fatin e tij, andaj edhe shqiptarët e Luginës, duhet të jenë pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve praktike me të cilat po përballen çdo ditë”.