Knjaz Miloshi i gatshëm të vijë në Ferizaj

Prishtinë, 30 gusht - Hendbollistet e skuadrës serbe, Knjaz Milosh, janë të interesuara që të luajnë në Kosovë. Knjaz Miloshi do të përballet me Kastriotin e Ferizajt në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Fituesve të Kupave. Ndeshjet duhet të zhvillohen në 13 apo 14 nëntor në Arangjellovc të Serbisë dhe me 20\21 nëntor në Ferizaj. Në të kaluarën ndeshjet në mes ekipeve nga Kosova dhe Serbia, në kuadër të kupave evropiane në hendboll, janë luajtur në terren neutral. Në të vërtetë ishte Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ajo që vendoste për terren neutral, për të shmangur incidentet e mundshme.
"Nuk ka nevojë që ndeshjet të luhen në ndonjë vend tjetër, pasi shpenzimet do të ishin më të mëdha për të dy skuadrat. Ne si klub jemi që ndeshjet të luhen ashtu si është paraparë, e para në Arangjellovc, ndërsa e dyta në Ferizaj. Por, në fund fjalën kryesore e ka EHF-ja dhe ajo vendos se ku do të luhen takimet. Natyrisht ne do të luajmë në Ferizaj nëse ndërkohë nuk kemi ndonjë pengesë nga shteti. Deri tani nuk kemi pasur ndonjë pengesë të tillë dhe nuk presim që të kemi as në të ardhmen. Ne si klub nuk do të kërkojmë që takimet të luhen në vend neutral", ka thënë të dielën për gazetën, Bojan Nikitoviq, sekretar i përgjithshëm i klubit Knjaz Milosh.
"Në fakt ne nuk jemi duke u marrë shumë për ndeshjet me Kastriotin. Jemi në fund të përgatitjeve për kampionatin e ri që nis në mes të shtatorit. Kundër Kastriotit, si kundër të gjitha ekipeve tjera do të synojmë fitore. Nuk kemi shumë informata për ekipin kosovar", ka shtuar Nikitoviq.
Ai ka thënë se klubi Knjaz Milosh mund të garantojë siguri të plotë për hendbollistet e Kastriotit në Arangjellovc.
"Ne merremi me sport, nuk merremi me politikë. Lojtaret i shikojmë njëjtë, pa marrë parasysh se prej nga vijnë. Natyrisht që mund të organizojmë ndeshjen me sukses dhe të ofrojmë siguri të plotë", ka theksuar Nikitoviq.
Knjaz Miloshi edicionin e kaluar doli i treti në Ligën e Serbisë, ndërsa luajti në finale të Kupës së këtij vendi. Në kupa evropiane kjo skuadër paraqitet për herë të 13-të me radhë.
Kastrioti për herë të parë luan në kupa evropiane. Skuadra ferizajase është fituese e Kupës së Kosovës.
"Nuk është vendosur se ku do të luajmë kundër Knjaz Miloshit, pasi ende është herët. Ne në ndeshjen e parë jemi mysafirë. Jemi të interesuar që të luajmë në Serbi ndeshjen e parë dhe në Kosovë të dytën. Ne jemi fitues të kupës së shtetit të Kosovës, ndërsa Knjaz Miloshi finalist i Kupës së Serbinë. Pra, përfaqësojmë dy shtete të ndryshme dhe nuk është nevoja të luajmë në vend neutral", ka thënë Ahmet Hysenaj, kryetar i klubit Kastrioti.
Deri tani ekipet nga Kosova dhe Serbia janë takuar vetëm një herë në mes vete në kupa evropiane. Hendbollistet e Vëllaznimit të Gjakovës në një të tetën e finales së edicionit 2006\07 të Challenge Cup ishin eliminuar nga Naisa e Nishit. Dy ndeshjet ishin luajtur në Tatabanya të Hungarisë. Naisa ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 42:14, ndërsa të dytën me shifrat 46:13. Vëllaznimi në rrethin e tretë të Challenge Cup pati eliminuar pa lojë skuadrën tjetër serbe, Kikinda. Autoritetet serbe nuk e patën lejuar Kikindën të luante kundër ekipit kosovar. Në raundin e dytë të edicionit 2007\08 të Kupës së EHF-së është dashur që të takoheshin Knjaz Miloshi me Vicianet. Këto ndeshje nuk u luajtën fare, pasi Vicianet hoqën dorë nga garat për shkak të problemeve financiare.
Skuadrat kosovare nga viti 2005 paraqiten në kupa evropiane të hendbollit. Deri tani nuk kishin ndonjë sukses. Këtë edicion Kosovën në Kupën e EHF-së e përfaqësojnë katër ekipe. FHK-ja është anëtare me të drejta të kufizuara e EHF-së.