E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë priftin italian brenda në kishë, arrestohen të rinjtë shqiptarë

prifti

Elbasan- Në sajë të bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj italiane është bërë sot arrestimi i tre shqiptarëve, pasi akuzohen se kanë vrarë një prift në Itali një vit më parë.

Mësohet se forcat RENEA bënë ndalimin në Elbasan të Gazmir Haxhillarit, pasi në dhjetor të 2012-ës ai sëbashku me dy persona të tjerë janë futur në një kishë për të grabitur. Aty kanë hasur në rezistencën e priftit Mario Del Becaro, por ata e kanë dhunuar fizikisht atë duke i shkaktuar vdekjen.

Po sot u bë edhe arrestimi në Itali edhe i dy shqiptarëve të tjerë dhe ata janë: Fation Kraja dhe Bledar Hoxhallari.

Ngjarja ndodhi në famullinë e Shën Bartolomeut në Tizzana, ku prifti 63-vjeçar u gjet pa jetë dhe me gojën të lidhur me ngjitës. Grabitësit pas ngjarjes u arratisën njëri në drejtim të Shqipërisë dhe dy të tjerët në vende të ndryshme të Italisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›