E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Nëse Shqipëria na kalon ekonomikisht duhet të bëjmë vetëvrasje

dacicSerbi- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar sot se qeveria e tij nuk shiti Kosovën me qëllim përcaktimin e datës për integrimin evropian, ndërsa nuk kanë munguar ironitë edhe ndaj Shqipërisë.

Sipas tij me marrveshjen e 19 prillit, është garantuar siguria më e madhe e mundshme për popullatën serbe në këtë pjesë.

Kemi marrë garancione nga ata që komandojnë, se ushtria e Kosovës nuk guxon të hyjë në veri. Kjo është hera e parë që kemi marrë kësi garancionesh. Ato na janë dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kurse e pranishme ka qenë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ata janë garantuesit e marrëvëshjes,- ka thënë Daçiç, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS.

Sipas Kosovapress, duke folur ndërkaq për dobitë ekonomike nga hyrja në BE, Daçiç ka tërhequr vërejtjen se nëse Serbia mbetet jashtë bllokut, atë do të mund ta tejkalojë edhe Shqipëria.

“Nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull, duhet të kryejmë kolektivisht harakiri (nga japonishtja vetëvrasje), ka thënë kryeministri serb, për të shtuar se nuk ka gjë kundër Shqipërisë, por, siç ka thënë, ky vend gjithmonë ka qenë sinonim i standardit të dobët jetësor.

Më tej ai ka thënë se në sajë të marveshjes së Brukselit, ushtria e ardhshme e Kosovës, ose cilido formacion tjetër, nuk do të mund të hyjë në territorin e katër komunave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›