Thethi shqiptar në gazetën "International Herald Tribune"
Nga Tim Neville
Stinët po ndryshonin shpejt dhe ngrohtësia që unë e merrja si e mirëqenë ishte venitur n.dërkohë që nata mbështolli kodrat. Tërhoqa batanijen rreth qafës dhe dëgjoja qentë që lehnin poshtë. Tashmë kishte kaluar mesnata, me vetëm pak orë deri në lutjen e mëngjesit.
Që nga Lufta e dytë Botërore deri me vdekjen e tij më 1985, lideri Komunist Enver Hoxha e ndrydhi Shqipërinë në një shtet shtypës vetmitar. Ai çrrënjosi disidentët, e jashtëligji fenë dhe uli moshën për ekzekutime në 11. "Mësuesi i madh" i vulosi hermetikisht kufinjtë dhe e distancoi veten nga Komunistët e tjerë. "Ne kemi luftuar bark-bosh dhe këmbëzbathur, por pa iu përkulur askujt" iu ankua ai njëherë Nikita Krushovit, liderit sovjet.
Goditja e fundit në zemër e Hoxhës dhe kolapsi i Komunizmit përshëndetën fillimet e fundizolimit të Shqipërisë, dhe në vitet në vazhdim kufinjtë e tensionuar të rajonit që ndan Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën u bënë ai lloj vendi që do t'i dëshiroje t'i vizitoje. Paratë nga ndihmat, remitancat dhe stabiliteti relativ kanë ndihmuar në krijimin e një klase të mesme dhe turizmi në rajon ka filluar të gjallërohet. Guidat çojnë grupe me kanoe nën urat prej guri në Malin e Zi, drejtojnë ngjitjet malore rreth siteve arkeologjike të Shqipërisë si dhe drejtë pistave të skive në Kosovë. Hotele të rinj mbushin me gjallëri të freskët vendtakimet komuniste, edhe pse uji nuk është gjithmonë i ngrohtë.
Shkëmbinjtë e bardhë si mermeri ankoheshin nën këmbët tona ndërkohë që marshonim drejt një livadhi në mes të një pylli ahu. Një hutë performoi një tetë me pertesë mbi kryet tona. Copëza guri gëlqerore në ngjyrë të artë në gri shtinin lart si rraketa. Nga të gjitha imazhet që kisha patur për këtë zonë, asnjëra nuk ishte më e bukur se kjo.
Herët nga pasditja ne kishim kapërcyer Shtegkalimin e Pejës, një pjesë e zhveshur shkëmbi dhe e rrahur nga era. Barrakat e gurta pa jetë qëndronin si roje me dritare pa xhama ku vareshin pjesë të grisura mushamaje. Bunkerët në formë kubeje me foletë ku vendoseshin mitralozët dhe çatitë të hapura si qepë të pjekura fortifikonin pikat më të larta. Duke ju druajtur një pushitmi nga të gjitha drejtimet, Hoxha kishte ndërtuar 700,000 bunkerë në një shtet më të vogël se Maryland.
"Mirëseerdhët në Shqipëri" - tha me zë të lartë guida ynë, malazezi 28 vjeçar, Semir Kardovic, duke imituar armën e zjarrit.
Ngjitja në qafë kishte qenë e vështirë, por zbritja në Theth ishte brutale. Ne rrëshqisnim poshtë e më poshtë, herë me gjunjë nëpër luginën akullnajore. Ne ecëm drejt njërës prej tyre, një shtëpi pushimi që dukej si e kohës së mesjetës, me dritare të ulta dhe muri prej guri.
Atë natë lodhja u shkri nën batanijet e ngrohta me të cilat ishim mbuluar, dhe u zgjova nga aroma kundërmuese e specave te pjekur. Pas një mëngjesi me vezë, gjizë dhe reçel, hodhëm mbi shpinë çantat tona dhe u drejtuam drejt fshatit të Valbonës, rreth 14 km në lindje. Zona ishte shumë shkëmbore dhe e thepisur saqë turqit otoman, të cilët ishin myslimanë nuk kishin pasur mundësinë të kontrollonin rajonin siç bënë në shumicën e vendeve të Ballkanit për 500 vjet. Kështu që Thethi ashtu si dhe Valbona janë akoma zona katolike.
Inspektori Gutic kishte ardhur të na ofronte një udhëtim më të rehatshëm për në qytetin e Plavës, qyteti më i madh në një distrikt prej rreth 13,100 banorësh e cila ndjehej si një metropol trokëllues(I zhurmueshëm) pas Shqipërisë. U ulëm në një kafene me wi-fi, blemë patatina dhe cokollata dhe eksploruam një kullë të vjetër prej guri ku dikur familjet në gjak banonin për të mbrojtur veten gjatë natës.
Kishim dhe dy ditë të tjera për të shtegtuar dhe të dyja ato i realizuam. Në ditën e 4-të ne shtegtuam për mbi 10 km nga kasollet jashtë Plavës drejt një rruge që të çonte në një zonë skish me teleferik të quajtur Boga, një zonë shqiptare në Kosovë që ishtë rrafshuar nga lufta e vitit 1999 por shumë shpejt ishte rindërtuar.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)