Nga bunkeri i Ramës, një film që njofton izolimin e PS
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edvini ka përgatitur shfaqje filmike, të cilat synojnë të bllokojnë kursin e kthimit në parlament të deputetëve të përgjegjshëm të së majtës. 99-shat kthejnë stilin e vjetër të shantazhit ndaj të gjithë atyre që kërkojnë një të majtë që do bashkëpunojë për reformat që e afrojnë vendin me BE-nëNëse s’vendoset bllokimi i mikrofonëve, 15-20 deputetë do kërkojnë sot mbarimin e bojkotitAsambleja socialiste në mbledhjen e ditës së sotme, pritet të sanksionojë përçarjen përfundimtare të grupit parlamentar prej 64 deputetësh, duke u tkurrur drejt një numri akoma edhe më në minorancë. Me projektorë në krah, si në kohën e monizmit ku, bridhnin disa regjisorë dhe kineastë me trastat e filmave në shpinë, për të argëtuar kolektivin, fshat më fshat, Edvini ka lajmëruar deputetët për mbledhjen e Asamblesë, pasi pretendon se ka prova për ndërhyrjen e politikës në fatkeqësinë natyrore të Shkodrës. Nekropolitika e Edvinit, pritet të shpalosë para opinionit publik, një thes me mashtrime dhe gënjeshtra, për një realiteti të sajuar dhe njëherazi me rezultate të trilluara, të cilat dalin vetëm nga “ekspertët” e manipuluar, të cilët kanë shitur veten për tu vënë në shërbim të interesave të ulëta të kryesocialistit. Por, megjithatë askush nuk mund ta besojë këtë “shitje” të mashtrimit që Edvini po i bën opinionit publik, porsa kohë jemi të njohur me realitetit dhe atë që ka servirur natyra gjatë këtyre ditëve të para të 2010-s. E gjithë kjo mesele e kryesocialistit në largim Edvin Kristaq Rama, tregon se ai dhe partia e tij, ndodhen në gjendje kaotike dhe në prag divorci me pjesën më të madhe të deputetëve. Sipas burimeve jo zyrtare nga selia rozë, nga dita e sotme PS do të ketë dy linja fraksionesh, një ‘pro’ linjës diktatoriale nekropolitike të Edvinit dhe tjetra, ajo e disidentëve, të cilët nesër thyejnë bojkotin dhe hyjnë në sallën e kuvendit, ndërkohë që po sot, shpallen “armiq të partisë”. Ndërkohë, mësohet se, zërat e vetëm përveç Edi Ramës, por edhe kundër bojkotit, do të jenë sot, zërat e deputetëve të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe.Thagmat e pakursyera të Edvin Kristaq Ramës, njohin gjithnjë e më tepër dimensione falangash të dështuara që thjesht përcjellin kërcënime nga më monstruozet për opinionin publik, ndërkohë që, ajo që ngelet, është thjesht një hiç i pazakontë, por thjesht i propaganduar në mënyrë aproduktive nga Rama dhe klasa malavite që e rrethon. Kësisoj, në mbledhjen e sotme të Asamblesë Socialiste, nuk pritet as më shumë e as më pak, veçse përshkallëzimi i qëndrimit brenda partisë dhe internimi i disa deputetëve, të cilët do të shpallin platformën e tyre në shërbim të vendit, duke deklaruar pjesëmarrjen seancën e nesërme parlamentare. Pikërisht në këtë moment, Edvini, siç edhe ka bërë rëndom gjatë viteve të drejtimit të PS, do të shpallë përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar, ku nuk evitohen edhe kërcënimet me jetë, të cilat janë një moto e zakonshme e njeriut të dhunshëm të PS. Kërcënimin e radhës e dha dje, edhe deputetja e Edvinit, Ermonela Felaj, e cila pasi citoi me radhë një urdhër të eprorit të saj të dhunshëm, tha se kurrsesi deputetët socialistë nuk mund t’i drejtohen sallës së kuvendit. Madje ajo premtoi çmendishëm se PS ka fakte dhe prova për implikimin e qeverisë në përmbytjet natyrore në Shkodër! Vlerësim ky i ngjashëm me atë që dha pak ditë më parë Edi Rama, se kishte të dhëna që ishte qeveria shkaktarja e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës dhe jo fenomenet natyrore. Kostatime këto që, në dukje dhe në realitet janë qesharake, janë bërë tërësisht evidente dhe të njohura për opinionin publik, nga një klasë androgjinësh të PS, të cilët veç interesit personal, nuk llogarisin asnjë lloj tendence në drejtim të solidaritetit me banorët në zonat e përmbytura. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe njëra nga gratë e dhunuara nga Edvin Kristaq Rama. Rudina Seseri u shpreh gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” se ajo dhe kolegë deputetë të kontrolluar imtësisht nga dora e ligë e Edvinit, nuk do të hyjnë në parlament gjatë seancës së jashtëzakonshme, që mbahet ditën e nesërme në orën 17.00. Seseri, e cila ka vuajtur dhunën sistematike nga Rama, nuk denjon kurrsesi të dalë kundër klikës famëkeqe të eprorit të saj të egër, por përkundrazi pranoi se, më mirë të dhunohej rigorozisht nga ai, se sa të bëhej pjesë e Lëvizjes së Ben Blushit me shokë....