E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, FSHF nis sot grumbullimet në Greqi dhe Itali për talente

TIRANë- Federata Shqiptare e Futbollit, në përpjekjet e saj për të zbuluar talente të reja në futbollin e moshave, fillon sot dy grumbullime në Itali dhe Greqi. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe do të jetë bashkë me trajnerin e U-21, Artan Bushati dhe trajnerin e U-19 Ramadan Shehu në këtë grumbullim që do të zgjasë deri në 21 janar 2010. Lysjen Nurishmi, menaxheri i ekipit Kombëtar U-19, pohoi se "janë dy vite datëlindjesh lojtarësh që do të jenë të pranishëm në zborin e Athinës, ata të viteve 1992 dhe 1993. Janë 36 lojtarë të konfirmuar. Disa prej tyre kanë aplikuar direkt përmes faqes zyrtare në internet të FSHF-së, pasi është në fakt një grumbullim i lirë, gjithsesi përveç të konfirmuarve mund të vijnë dhe lojtarë të tjerë”. Në listën paraprake janë 21 lojtarë që i përkasin vitlindjes 1992 dhe 15 futbollistë të vitlindjes 1993. Midis emrave mund të përmendim lojtarë nga PAS Janina (Mateo Ferko, Xherald Gjeka, Jorgo Kristo), Astera Tripoli (Adi Brahimllari, Mario Filaj), AEK-u (Kristino Dumo, Martin Dedja, Harrallamb Qaqi), Panionos (Aleksandër Doko, Kozma Gjezo, Mario Duni), OFI (Araldo Delia), Iraklis (Hamels Hoxha), PAOK-u (Zenel Gelaj, Kostandin Gjikopulli), Ionokos (Eglantin Dhima, Nikollaq Dhimitri), Rotsars (Reshat Muçollari), etj. Ndërsa, menaxheri i ekipit Kombëtar U-21, Elton Gjipali, tha për ATSH-në se ai është në kontakte të vazhdueshme me përgjegjësin e zyrës së talenteve në Greqi, Vangjel çavo. “Një listë paraprake të lojtarëve që do të vinë në grumbullim tashmë e kemi. Janë të paktën 22 lojtarë të konfirmuar, të datëlindjeve 1990 dhe 1991. Komunikoj thuajse përditë me çavon, si për lojtarët, ashtu dhe për detajet e tjera të organizimit të grumbullimit treditor në Greqi. Do të ketë një bashkim të lojtarëve të dy datëlindjve, 1990 dhe 1991", theksoi Gjipali. Në listën paraprake, midis të tjerëve, janë lojtarë si Aleksandër Ziu (Asterias Tripolis), Vangjel Jakupi (Yfesto Peristeri), Rafael çaushaj (Thiela Patron), Erind Prifti dhe Ermir Mezini (të dy të Larisës), Stiv Frashëri (Aris), Fatjon Andoni (Ethnikos Ateras), Kristaq Canga (Ergotelis), Griseland Hoxhaj (Levadiakos), Angjelo Kostaqi (Dafni), etj. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›