Koalicioni, PS: As presion e as lutje
Partia Socialiste do bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur bashkimin e ri opozitar.
Aristir Lumezi
Sekretari Ligjor në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, tha dje gjatë një konference për shtyp se PS-ja është e hapur të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare për arritjen e koalicionit opozitar. “Ne nuk i lutemi askujt, nuk i bëjmë presion askujt për të qenë pjesë e këtij bashkimi, por ftojmë sinqerisht të gjitha forcat opozitare të bashkohemi në një front të përbashkët opozitar elektoral. Të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë më shumë”, tha Xhafaj. Duke argumentuar edhe njëherë përparësitë e koalicionit të përbërë të propozuar nga Partia Socialiste, Xhafaj tha se “koalicioni është një formë ligjore e konkurrimit elektoral, që jep mundësinë e bashkimit në një grupim politik të përbashkët opozitar”. “Kushtetuta e lejon koalicionin zgjedhor, Kodi Zgjedhor aktual gjithashtu e parashikon koalicionin si një formë të paraqitjes së subjekteve zgjedhore. Në 2007-ën e aplikuam së bashku koalicionin si formë bashkëpunimi dhe garuam së bashku në një koalicion si formë bashkëpunimi, ashtu siç kanë bërë edhe grupime të tjera politike në procese të ndryshme elektorale”, tha Xhafaj. Duke paraqitur prioritetet e këtij koalicioni, sekretari socialist tha se, “nga njëra anë shumëfishon forcën e opozitës dhe garanton që çdo votë e majtë të mos humbasë, por t’i bashkohet votës së madhe të fitores ndaj kundërshtarit. Dhe nga ana tjetër siguron që të ruhet identiteti i çdo subjekti politik dhe të vlerësohet pesha reale politike e gjithsecilit”, tha Xhafaj. Sekretari socialist, i cili njëkohësisht është dhe bashkëkryetar i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, u shpreh i hapur për bashkëpunim me partitë opozitare. “Ne mbetemi të hapur për dialog e bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës së vërtetë, të gatshëm të dialogojmë e debatojmë për të arritur në qëndrime të përbashkëta bashkëpunimi elektoral në tryeza bisedimi e dialogu politik që përjashtojnë emocionet dhe mbështeten tek argumenti e alternativat konkrete, si rruga e vetme për bashkëpunim e bashkim politik dhe elektoral”, tha Xhafaj. Sipas tij, bashkëpunimin dhe bashkimin e forcave opozitare në një front të vetëm nuk e do vetëm Sali Berisha, i cili mund të rrijë në pushtet siç erdhi në të, nëpërmjet paaftësisë dhe përçarjes së opozitës.
Kodi
Sekretari socialist e cilësoi Kodin e ri Zgjedhor prioritetin e Partisë Socialiste, i cili duhet të përfundojë sa më shpejt për t’i hapur rrugë më pas përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore. “Reforma Zgjedhore, Kodi i ri Elektoral janë tejet të rëndësishme për ne, sepse i hapin rrugë procesit elektoral, proces elektoral që kurorëzohet me procesin zgjedhor, proces zgjedhor i cili kërkohet dhe do të sjellë ndryshimin e madh të qeverisjes në këtë vend”, tha Xhafaj. Sipas tij, “ndryshimi ligjor në të gjithë këtë proces të madh ndryshimi të jashtëzakonshëm nis pikërisht me miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Askush nuk mund ta zëvendësojë këtë prioritet thelbësor me çfarëdo lloj manovrash politike e ligjore”. Bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore i kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike të vlerësojnë reformën zgjedhore si prioritetin më të madhe të shqiptarëve, por dhe të marrin të gjitha përgjegjësitë ligjore që ligji i detyron për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.
Braçe: Krizë, sepse KESH ka falimentuar
Vendi po përjeton krizën e re energjetike. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Berisha si përgjegjësin kryesor të keqmenaxhimit të KESH-it. “KESH është vitrina ku ekspozohet me mburrje dështimi qeverisës i Sali Berishës. KESH është sot korporata që dëshmon më së miri super korrupsionin e Sali Berishës. KESH ka ndryshuar për keq dhe faji për këtë është i Sali Berishës”, tha Braçe. “Shqiptarët nuk kanë sot energji, sepse ndërmarrja shtetërore KESH, që administrohet në çdo cep të saj, në të tre divizionet apo të tre degët në të gjithë Shqipërinë, nga Sali Berisha, ka falimentuar dhe ka falimentuar nga vjedhjet. Pra, jo nga padija dhe injoranca e të emëruarve politikë të Sali Berishës në këtë ndërmarrje, por nga vjedhja e qëllimtë për fitime personale. Në tre vite që kjo ndërmarrje administrohet nga Sali Berisha, ka akumuluar një humbje fiskale prej afro 600 milionë euro”, tha Braçe.
PD: Asistenti i Dondollakut, trillon
Partia Demokratike reagoi dje përmes zëdhënësit të saj Gerti Bogdani lidhur me akuzat e fundit të ardhura nga opozita për shpërdorime me rreth 600 milionë euro në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Sipas tij: “Sot zëdhënësi i parë i politikës së re, asistenti i Dondollakut dhe Kadriovskëve në kuadrin e epidemisë së mashtrimeve dhe trillimeve ndaj realitetit shqiptar si dhe për t`i shpëtuar dokumenteve të implikimit të tij me bosët e mafies më të rrezikshme të Shqipërisë dhe Evropës, njëri nga erionët e Edvinit, jo Veliaj, por Braçe, akuzoi qeverinë për 600 milionë euro shpërdorime në KESH”. Bogdani theksoi se “PD i deklaron asistentit të Dondollakut dhe të implikuarit thellë në krime me Kadriovskët, se shpikjet dhe trillimet e tij prej 600 milionë eurosh apo 6 miliardë lekë nuk mund të zbehin apo errësojnë veprimet e tij kriminale si leitnant i Dondollkakut, siç provojnë regjistrimet italiane të këtij të fundit apo krimin e implikimit me Kadriovskët siç faktojnë deponimet e këtyre të fundit”.