Enrico Letta emërohet kryeministër i Italisë: Duhen veprime urgjente
Itali- Enrico Letta është vendosur të bëhet kryministër i ri i Italisë, pasi presidenti Giorgio Napolitano i kërkoi mesditën e sotme të formonte një qeveri koalicioni të gjerë.
Emërimi i zotit Letta, udhëheqës aktualisht i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, mund të arrijë fundin e dy muajve të bllokimit parlamentar.
Një rezulatat jobindës në zgjedhjet e përgjithshme në muajin shkurt e ka lënë vendin në kërkim të një qeverie.
Në një deklaratë pas takimit me dyer të mbyllura, zoti Letta tha se kursimi në Evropë “nuk mjafton”.
“Ne kemi nevojë për një përgjigje të menjëhershme”,-tha ai. Letta është një ish-anëtar i rinisë i një partie të krahut të djathtë. Aktualisht zëvendës kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë. Në vitin 1998, u bë ministri më i ri i qeverisë në historinë e Italisë, 32 vjeç. Ka mbajtur disa poste ministrore.
Fraksione nga i gjithë spektri politik kanë treguar se ata tani janë të gatshëm për të formuar një koalicion nën drejtimin e Letta-s.
46-vjeçari është nipi i shefi të stafit të ish-Kryeministrit Silvio Berluskonit, Gianni Letta dhe është parë si një i moderuar. Një aleancë e gjerë do të përfshijë krahun e djathtë të Berluskonit, duke e bërë atë përsëri të ketë një ndikim të madh politik.
Qeveria e re do të pritet që të përpiqet për të zbatuar një gamë të kufizuar të reformave ekonomike dhe institucionale. Ndër prioritetet e saj do të jetë një përpjekje për të ri-formatuar ligjin aktual zgjedhor. Qëllimi do të jetë për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të kenë rezultate të qarta.
Dorina Bilbili/IDEA/