E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani dekreton gjykatësin e ri, dekreti i Topit mbetet në sirtar

GJYKATA-ATiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sotemërimin e Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë si dhe dekretoi emërimin e zotit Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Me dekretin e Lulos presidenti dekretoi një tjetër anëtar të Gjykatës Kushtetuese, kur në sirtar vazhdon të mbetet ende dekreti i Bamir Topit për juristin Artan Hoxha.

Një muaj më parë kur dekretoi Gani Dizdarin në Kushtetuese, presidenti tha se dekreti i Topit është në fuqi, e tani kur u lirua vendi tjetër në vend që të futej për votim dekreti i Topit, Nishani leshon dekretin e ri duke lënë sërish në sirtar pa kaluar në votim dekretin e ish-presidentit.

Kujtojmë se një dekret presidenti ose miratohet ose rrëzohet me votë në parlament.

Xhezair Zaganjori u betua sot  përpara trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë. Sipas njoftimit zyrtar anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, u betua solemnisht se do ti qëndrojë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi duke  respektuar rregullat e etikës profesionale.

Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e kësaj ceremonie solemne në ambienetet e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kolegjit Civil Z. Ardian Dvorani u shpreh: Jemi duke përjetuar një proces të qëndrueshëm të rritjes graduale të ndërgjegjësimit juridik të të gjithëve mbi domosdoshmërinë e njohjes dhe të respektimit të detyrimeve e të drejtave që na burojnë nga Kushtetuta e ligji. Rrjedhimisht, vërehet qartë prirja e pritshmëria e publikut për ta kërkuar e garantuar gjithnjë e më shumë, në rrugë gjyqësore, njohjen e mbrojtjen e së drejtës së tyre.

Prof.Dr. Xhezair Zaganjori, u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjyktës së Lartë me dekretin nr. 8065 datë 22.03.2013 e më pas mori pëlqimin dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Dekreti i Nishanit për Zaganjorin dhe Fatos Lulon do të diskutohet në orën 14:30 në Komisionin Kuvendor të Ligjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›