Erozioni zvogëlon Shqipërinë, deti ha tokën në Qarkun e Lezhës
Elbasan- Erozioni është shndërruar në një problem potencial në Qarkun e Lezhës duke bërë që deti të gllabërojë pjesë të konsiderueshme toke.
Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar veçanërisht në zonat bregdetare si ato të Shëngjinit, Shënkollit dhe Fushëkuqes, ku deti po merr gjithnjë e më tepër terren në tokë.
Këshilli i Qarkut Lezhë prej vitesh bashkëpunon me një serë, përfshirë edhe UNDP-in për evidentimin e problemeve.
Në këtë kaudër është kryer një takim i Ministrisë së Mjedisit dhe programit të ndryshimeve klimatike të UNDP-së me partnerë për zbatimin e masave përshtatëse.
Pashko Gjoni, kreu i Këshillit të Qarkut në fjalën e tij tha se zonat bregdetare të Shëngjinit, Tales dhe Patokut janë ato më problematikët. Sipas Gjonit atje erozioni ska kursyer as bimësinë.
Problematika është evidentuar edhe nga zv/ministri i Mjedisit Taulant Bino duke thënë se duhen marrë mas atë menjëhershme.
Drejtoresha e PNUD-it në vendin tonë ka vënë theksin në nevojën e vënies së dorës se njeriut, por veçanërisht të te ekspertëve të fushës.
Deti ka nisur të gllabërojë edhe pjesë të tjera toke përgjatë vijës sonë bregdetare.