Po punoj me Kryeministrin

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka folur të premten rreth raporteve të tij me Kryeministrin Hashim Thaçi.
Të premten, Shefi i ICO’së vizitoi Parteshin, një vendbanim ky me shumicë serbe që pritet të bëhet komunë përmes zgjedhjeve të organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
“Mendoj se Kosova po bën përparime të mëdha. Jam i lumtur të them se Kryeministri dhe unë po punojmë ngushtë që raporti i progresit të jetë pozitiv”, ka thënë ai.
Deklarimet e Feithit vijnë pasi që raportet mes tij dhe Kryeministrit Thaçi janë tendosur së tepërmi pas bastisjes së Ministrisë së Transportit nga ana e policëve të EULEX’it.
Shefi i ICO’së foli edhe rreth hetimeve që po zhvillon EULEX’i ndaj Ministrit Fatmir Limaj. “Mund të përsëris se hetimet po vazhdojnë pa ndërhyrje politike”, tha ai.