Koalicioni i majtë - Një humbës, sepse akoma kandidon me dy ish-ministra të PPSH
*Nga Pirro PRIFTI
Është për të ardhur keq kur shikon se si koalicioni i majtë me në krye PS ka kandiduar për turp të së majtës që ajo pretendon, (mendoni dhe për të gjashtën herë) dy ish Ministra të PPSH, ku me të drejtë të lind pyetja më e thjeshtë që e kanë bërë shumë njerëz nga elektorati i majtë: Përse? Po të analizojmë këtë fakt kaq domethënës tashti pas 19 vitesh demokraci të brishtë, e pas kaq vitesh tranzicion, të vijnë ndërmend të gjitha peripecitë e kalimit të Shqipërisë nga diktatura e komunizmit në demokraci ku njëri nga Ministrat e atëhershëm të PPSH ishte në anën e majtë të Ramiz Alisë, duke miratuar me kokë dhe duke përqeshur ashtu si e ka zakon dhe sot, studentët dhe pedagogët e atëhershëm që i kishin kërkuar takim në mënyrë që Shqipëria të përfundonte ciklin 40 vjeçar të diktaturës komuniste; kurse pas asaj ngjarjeje u vendos ministri tjetër, ai i Brendshëm, i cili dhe sot e kësaj ditë vazhdon të mbërthejë me darë të hekurt së bashku me bashkëfshatarët e tij (tashmë deputetë dhe drejtues në PS e PSD prej vitesh) dhe Kryetarin e PS, duke mos e lejuar këtë parti të bëjë ciklin e saj normal të rinovimit, ciklin e saj të demokratizimit, ciklin e saj të ndarjes me PPSH dhe me mënyrat e saj të veprimit e të organizimit, duke mbajtur gjallë kështu jo vetëm nostalgjinë për të kaluarën por dhe duke penguar direkt -të gjithë spektrin e majtë të politikës spektër, i cili duhet të pasqyrojë më në fund aspiratat e elektoratit të majtë dhe jo të disa klaneve të majta që tashmë e kanë uzurpuar partinë më të madhe të majtë dhe satelitin e saj gjithmonë të eklipsuar PSD. Pa i hyrë historisë së post-diktaturës të cilin e dimë të gjithë, mund të shpreh dhe të analizoj këtu disa fenomene negative që ekzistojnë në të majtën shqiptare në përgjithësi dhe në PS e PSD në veçanti: Së pari, duket qartë se ka një ndarje të qartë midis drejtuesve të majtë -me elektoratin e majtë, i cili akoma nuk po e kupton se po manipulohet prej vitesh në emër të socializmit dhe të social demokracisë nga disa individë të ish P.P.SH. E ky manipulim shprehet jo vetëm në vendosjen për kandidatë për deputetë në mënyrë të përhershme të disa emrave të Nomeklaturës së kuqe që unë i kam quajtur në shkrimet e mija xhaketa të vjetra, duke luajtur në mënyrë të kamufluar me elektoratin e majtë qoftë me nostalgjinë me të kaluarën (p.sh; këta njerëz thonë si pa të keq: sa mirë ishim, ose sa i mirë ishte ai, apo ata) por duke futur në lista bijtë, kushërinjtë e tyre ose servilët e tyre, të cilët që në atë kohë dhe në këtë kohë janë shquar dhe janë të aftë vetëm si intrigantë, mosmirënjohës, bërryl-vënës, dhe a(i)moralë të çdo lloji. Së dyti, megjithëse i vetmi që u përpoq të demokratizonte PS- F. Nano me cilësitë e mira (politikanin, largpamësinë, kompromisin, zbutësin e konflikteve) e të liga (mungesën e dëshirës për punë, mendjemadhësinë) të tij, ai ishte dhe mbetet sot për sot personi që mund ta shkundë këtë Parti nga molepsja, klanizimi, klientelizmi, mafiozllëku dhe të paaftët që kanë mbytur PS sot. Dhe interesantja është se mosmirënjohësit e PS që e drejtojnë realisht atë -klani i Tepelenës dhe servilët rreth tyre, e kanë lënë jashtë kandidimit, gjë që shpjegon dhe njëherë amoralitetin e tejskajshëm në të cilën ka rënë një parti e madhe e majtë, si PS.
Së treti, shmangia e politikanëve të rinj dhe mbulimi i boshllëkut me interesaxhinj të Bashkisë, me biznesmenë që duan të luajnë rolin e politikanit, me politikanë patriarkalë të zonave rurale, me disa gra pseudo të emancipuara, me disa të rinj 99-tsha që tashmë kanë krijuar një Parti me të njëjtin emër dhe që s`dihet nga e marrin fondin për të bërë fushatë, - tregon se kjo Parti e madhe e majtë është kapluar nga makthet e hijeve të së kaluarës por dhe nga makthet e fajeve të bëra në drejtim gjatë këtyre viteve. Por elektorati i majtë nuk di gjë. Së katërti, ndarja e nxituar nga PS, e LSI-së, e ka krijuar precedentin që shkaqet e përmendura më sipër janë të vërteta, por largimi i tharmit që dotë bënte katarsis-in shkaktoi efektin e kundërt, duke realizuar ëndrrën e nomenklaturës së kuqe të uzurpimit të një Partie kaq të madhe, duke vënë në krye të saj (pas dorëheqjes plot kulturë të F. Nanos) një individ që nuk ishte militant i së majtës, por që ishte dhe është një klientelist i zoti, i cili nuk kishte qenë ndonjëherë drejtues politik por që kishte dhënë shenja që ishte një drejtues ekzekutiv tipik klanor dhe i-kapshëm lehtësisht nga Ata që dinë të `kapin` individë e t`i vënë ata në drejtim dhe t`i përdorin për tu pasuruar por duke ruajtur veten që të mos dalin në publik e media asnjëherë. Atëherë, si do t`i fitojë zgjedhjet Koalicioni i Majtë? Afrimi i këtyre zgjedhjeve të planifikuara e ka gjetur Koalicionin e Majtë totalisht të përçarë dhe pa asnjë Program të ri serioz, program i cili do të ishte të paktën më ambicioz se i Koalicionit të djathtë, afrimi i këtyre zgjedhjeve të rëndësishme e ka gjetur koalicionin e majtë më të përçarë se kurrë, pra mendohet se votat për të fituar ata do t`ja marrin njëri tjetrit, dhe kur gjysma ha gjysmën e tëra s`është më-thotë I. Kadare në një nga romanet e tij.
Atëherë si do t`i fitojë zgjedhjet Koalicioni i Majtë?
Afrimi i këtyre zgjedhjeve e ka gjetur Koalicionin e Majtë pa emra kandidatësh të mirë e cilësorë, por me emra përkrahësish, me emra ish/nomeklaturistësh të kuq, me emra klientësh të cilët edhe nëse do ta marrin pushtetin ata gjënë e parë që do të bëjën do të ri-shkatërrojnë edhe një herë administratën dhe strukturat qoftë për të futur miqtë e tyre, e qoftë për të fituar lekë.

Afrimi i këtyre zgjedhjeve e ka gjetur Koalicionin e Majtë me slogane, fraza dhe fjalime që janë njëlloj si ato të vitit 1997, pra janë jo-reale dhe jo-serioze për një Parti dhe Koalicion që aspiron të fusë vendin në BE, që aspiron që të realizojë standardet e kërkuara të cilat asnjë nga ato nuk i realizoi dot në periudhën 2001-2005, duke na lënë dhe pa drita e ujë, që aspiron të korrigjojë gabimet e bëra nga Koalicioni i Djathë me mllef e inat, e për më tepër duke mbajtur gjallë të ashtuquajturën `luftë klasash` sepse vazhdon ta quajë kundërshtarin armik e jo partner.

Së fundmi, një nga faktorët të cilat i mban gjallë këto elementë negativë që gëlojnë në Koalicionin e Majtë të xhaketave të vjetra e të tangave të reja- janë dy ish/ministrat e PPSH që vazhdojnë si fosilet, të tërheqin vëmendjen e elektoratit të majtë i cili ende nuk e kupton (por vazhdon të dezinformohet) se janë këta njerëz dhe servilët e tyre që i shkaktuan PS humbjen në 2005, se janë këta njerëz që për qëllimet e tyre përfituese të mbajnë peng rinovimin e së majtës, se janë këta njerëz që vazhdojnë të kenë pushtet si Drakula në mendjet e elektoratit të majtë, i cili pa dashje ngatërron të karafilat e së majtës me këta karafila të paturpshëm që u kërkojnë akoma votën. Lëreni të majtën të rinovohet zotërinj Fosile, lëreni të bëjë rrugën e saj drejt BE. Me ju nuk arrijmë dot aty.
*Analist
Last Updated on Tuesday, 19 May 2009 10:48