Seria 1001 Përrallat e Tranzicionit"
(Përralla # 9 - Dushk për gogla - Problemi i legjitimimit të parisë së Tiranës dhe bojkoti si armë e domosdoshme politike)
Nga Shinasi A. RAMA
Zgjedhjet e 28 Qershorit janë një moment shumë i rëndësishëm politik për parinë e Tiranës. Për një ditë fati i sundimit të tyre është në duart e popullit dhe është po në dorën e popullit të tregojë se a pajtohet apo se nuk pajtohet me sundimin e parisë. Prandaj paria e Tiranës iu kushton rëndësi zgjedhjeve dhe iu druhet fort. Edhe në këto zgjedhje, objektivi kryesor i parisë sunduese të Tiranës është që të bindë të huajt, veten, dhe popullin shqiptar se ato e vetëm ato, duhet ta sundojnë shtetin shqiptar. Pa e krijuar këtë bindje në të tre grupimet e lartpërmenduar (dhe më parë tek pjesëtarët e vet natyrisht) paria nuk mund të sundojë kurrë e qetë dhe e sigurtë në zotërimin e saj, në shtetin shqiptar. Nuk ka galje se rezultati që del prej tyre, është i manipuluar, i ndryshuar apo se vetë zgjedhjet janë një farsë politike. Për parinë e Tiranës zgjedhjet janë prova më e qartë që paria e Tiranës mund të ofrojë si dëshmi të mbështetjes që kinse ajo vetë, por edhe sistemi që ajo ka krijuar dhe që është totalisht në shërbim të saj ka nga qytetarët e nga shqiptarët në veçanti.
Si e siguron legjitimitetin paria e Tiranës?
Duke e ditur mirë rëndësinë e legjitimimit të sistemit të saj, paria e Tiranës ka përdorur sistematikisht e me shumë kujdes të gjitha armët në arsenalin e saj. Natyrisht, instrumenti kryesor e parësor i saj është vendosja e ruajtja e kontrollit të hekurt mbi shtetin dhe mbi strukturat e pushtetit lokal. Përdorimi i burimeve të shumta materiale dhe njerëzore të shtetit si dhe manipulimi i ligjit nga ana e saj kanë qenë e mbeten instrumente të preferuara të parisë së Tiranës për kontrollin e fatit të të gjithë shqiptarëve. Po ashtu, në veçanti, përpjekja e parisë për të fituar legjitimitet dallohet qartë në nivelin e shtypit e informacionit. Këtu mund të përmenden argumentet e tyre ideologjike që e paraqesin të gjithë botën e qytetëruar si një botë kriminale ku parja blen e shet gjithkënd. Paria nuk len metodë pa përdorur: këtu dallohen organizimi i strukturave mbarëshoqërore dhe i aktiviteteve partiake në bazë klanesh e me karakter të dallueshëm mafioz, përdorimi e glorifikimi i analistëve injorantë dhe manipulimi i opinionit përmes komentatorëve me përgatitje profesionale shumë të dyshimtë, si dhe hapja e mbyllja e debateve pa pikë vlere e mbi tema shterpë që thjesht shërbejnë që të deformojnë mendjet e vlerat e njerëzve me një ritëm marramendës. Qëllimi i tyre është krijimi i përshtypjes se kjo është rruga e vetme ku duhet shkuar e nuk ka tjetër. Kësaj i shërben, mbi të gjitha, zhveshja e përditshme dhe e pandalshme e shoqërisë nga vlerat e vërteta dhe nga morali njerëzor. Në Tiranë çdo gjë e ka një çmim në pare, edhe nderi, edhe fytyra, edhe vlerat, edhe historia. Paria jeton e vdes për lekun e ajo po lufton ta ndërrojë shoqërinë shqiptare në shëmbëlltyrën e saj kriminale. Nuk ka pikë dyshimi se mjete të preferuara të parisë së Tiranës janë korrupsioni, klientelizmi, shitja e shtetit dhe e interesave te qytetarëve të tjerë dhe blerja e njerëzve me çmimin që kanë dhe mbyllja e gojës. Cubat dunë me dhanë e me marrë me cubat, hajnat japin e marrin me hajnat. Kontrolli i saj duhet të jetë i hekurt dhe i padiskutueshëm edhe mbi ekonominë. Sipërmarrësve, reshperëve, tregtarëve e afaristëve, po nuk iu bindën, iu hiqet buka e gojës. Kështu ato bien në gjunjë para politikës dhe nuk guxojnë as të ngrenë kokën. Kur nuk ecën kjo taktikë, përdoret përzënia e denigrimi i kundërshtarëve, por edhe izolimi i atyre individëve e grupimeve që mund të bëjnë diçka të mire por që e shohin veten si të pazotët të luftojnë kundër tyre. Prandaj Tirana është një tymnajë e kënetë thashethemesh nga më të ndyrat që mund të bëhen. Pusi i llumit njerëzor nuk ka fund. Dhe paria e din se mund ti mbajë njerëzit peng për dobësitë e veta, çdo person, çdo familje, e çdo grup e shtresë të shoqërisë. Për këtë punohet sistematikisht e pa ndërprerje. Në shtetin shqiptar, askush nuk duhet me kenë i pastër e i ndershëm por të gjithë duhet të bëhen vegla të parisë, pse gjithnjë do të kenë frike prej vetes e prej hijes së vet. Si ka thanë Montenji (Montaigne), nuk ka një njeri që pot ë gjykohet për çka ka mendue e ka nuk varet të paktën dhjetë herë. E paria lufton me i përdorë këto pika të dobëta vetëm e vetëm që me iu mbyllë gojën njerëzve dhe me i kthye në vegla të vetat. Mbi të gjitha, loja e parisë së Tiranës shihet qartë tek përpjekja e tyre për të shtyrë njerëzit që të zgjedhin ose njërën palë të parisë ose tjetrën. Lufta e parisë së Tiranës është që ti bindë njerëzit se ato duhet të zgjedhin njërën palë të parisë mbi palën tjetër. Paria i shtyn njerëzit që të mendojnë se ato duhet të zgjedhin të keqen ma të vogël. Por nuk ka rëndësi se cila palë fiton zgjedhjet; ajo që ka rëndësi është që fiton sistemi i parisë dhe përmes tij fitoj paria vetë. Në fund por jo më e fundit, marka me e dallueshme e parisë së jeniçerëve është përdorimi i strukturave kriminale, banda të frikshme mafioze e kamorriste që nuk ndalen para asgjëje, të kamufluar herë si militantë e herë si zhumile politike, por të përdorura sistematikisht për të mbjellë frikë e terror në mendjen e njerëzve. Njëlloj si vampirët e lugetërit që e duan natën të jetë 24 orë, ashtu edhe paria e Tiranës do ti bindë shqiptarët se jeta e tyre duhet të jetë ferr e jo ndryshe. Dhe ato e dinë se terri e nata fillon e mbaron në mendjen e njerëzve.
Legjitimimi i sistemit dhe cilat janë palët e interesuara
Megjithëse paria e Tiranës e ka krijuar bindjen se gjendja në shtetin shqiptar është nën kontrollin e saj të hekurt, asaj i duhet shumë legjitimimi publik i sundimit të saj i shprehur periodikisht nga pjesëtarët e saj, por edhe nga populli me vullnetin e tij të lirë si dhe nga përfaqësuesit e vendeve të huaja. Në një mënyrë ose në një tjetër, pjesëtarët e parisë, të huajt dhe populli i sunduar duhet ta shprehin besimin e tyre tek paria; çdo kundërshtim është një goditje që paria nuk e harron e as nuk e fal. Paria e prêt dhe e kërkon legjitimimin nga populli. Demokracia është një problem i madh për parinë e Tiranës. Mirëpo për shkak se formalisht shteti shqiptar duhet të duket se është demokraci, paria nuk i vë dot njerëzit në rresht i ti nisë në kutinë e votimit, si dikur. Ajo ka gjetur mënyra për ti bërë njerëzit që ta shprehin besnikërinë e tyre publikisht ndaj parisë së Tiranës e ndaj sistemit të saj jodemokratik, duke e arritur qëllimin e saj që ato njerëz ti nënshtrohen asaj me vullnetin e tyre të lirë. Zgjedhjet janë ky moment kur njeriu e ka fatin e tij në dorë. Çdo votë pro partive të parisë ka peshë sepse ndihmon në zgjedhjen e parisë por çdo vote kundër është një problem ashtu siç është një problem i madh bojkotimi i zgjedhjeve dhe i sistemit si një formë refuzimi publik për me kenë pjesëtar, mbështetës, e instrument i interesave të parisë.
Si shprehet besnikëria ndaj sistemit e ndaj parisë
Pjesëtarët e parisë së Tiranës e shprehin mbështetjen për këtë sistem kriminal duke u bërë pjesë e tij, duke u konformuar me jovlerat e këtij sistemi dhe duke u sjellë si pritet prej tyre, d.m.th. si gangsterët e rrugës me poste e me rroba firmato. Si shpërblim ato marrin tenderë, licenca, e punësohen në shtet. Kur i duhen parisë, të gjithë këto individë e ulin qafën e i shërbejnë asaj me bindje qorre sepse ndjekin interesat e veta. Të gjitha ato gjëra që këto individë, përndryshe të shkolluar, thonë në klube e në rrethe të ngushta kundër parisë, njërit e kundër tjetrit janë thjesht pallavra për të larë ndërgjegjen e tyre. Kur iu kërkohet nga shefat e tyre, të gjithë këto pjesëtarë të parisë e shërbëtorët e zgjedhur të rangjeve të tjera vihen në rresht si ushtarë të bindur. Kur refuzojnë ose kur hedhin vickla, shefat e tyre iu kujtojnë veset e shumta, dashnoret, bizneset, pisllëqet, dosjet, poshtërsitë e nderet e pandershme të panumërta që iu kanë bërë dhe kështu e gjejnë mënyrën ose tua mbyllin gojën ose ti fusin edhe një herë në rresht. Këta tipa kanë harruar se ka edhe një mënyrë të sjelluri me dinjit