Koalicioni i majte Milo me kerkesa konkrete per kreun Ramen
Rreziku i manipulimit të votës brenda koalicionit të majtë është shqetësimi kryesor i Paskal Milos. Ndaj dhe kërkesa kryesore që ka për aleatin Edi Rama nuk ka të bëjë me postet qeveritare.
Në memorie është ende e freskët akuza e vitit 2009 që Partia Demokracia Sociale e Milos i bëri Partisë Socialiste, për tjetërsim të rezultatit zgjedhor.
Milo nuk dëshiron të rrezikojë përsëri. Ndaj kërkon nga Rama integrimin e PDS-së në ato që i quan strukturat e mbrojtjes së votës.
Kreu i Demokracisë Sociale është i bindur se nëse votat e partisë së tij nuk manipulohen, përfaqësimi dinjitoz në Qeveri do të vijë natyrshëm.