E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta LSI e mesmja e arte qe do te percaktoje qeverine

Çdo votë për LSI-në është një investim i sigurt për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe kjo force politike do te jete percaktuese e qeverise qe do te dale nga vota e 23 qershorit, ose Mesi i Arte, siç e quajti Ilir Meta gjate nje takimi ne Polican. 
“Ne jemi të sigurt që më 23 qershor rezultati do të jetë jashtëzakonisht pozitiv për LSI-në dhe kjo është e sigurt nga të gjithë , është  “ngjarje e sigurt kjo” quhet në probabilitet. LSI-ja do të jetë ajo që do të vendosi të ardhmen, do të përcaktojë akoma më shumë qeverisjen e ardhshme të vendit dhe kjo është pozitive sepse LSI-ja është një forcë me këmbë në tokë , kujdeset për njerëzit, ka përgjegjësi për vendin, që ka prioritete të qarta sidomos për zhvillimin e ekonomisë dhe për punësimin. Duhet gjetur një e mesme e artë dhe e mesmja e artë është LSI-ja.  
Ndaj edhe besoj se çdo votë për LSI-në është investimi më i sigurt që bën çdo qytetar i Poliçanit dhe i gjithë Shqipërisë”, deklaroi Meta. 
Kreu i LSI tha se shqiptaret nuk kane kohe te mashtrohen e nuk duhet te bejne gabimet e se kaluares. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›