E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita ne Britanine e Madhe

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua ne Londër me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, baroneshën Suza. Ne kete takim u fol mbi meshtetjen e Britanise se Madhe per integrimin e Shqiperise, forcimin e marredhenieve miqesore, fuqizimin e bashkimit ekonomik dhe nxitjen e vizitave zyrtare ne te gjitha nivelet. Në mënyrë të veçantë, ato u ndalën në procesin e integrimit europian ku u vlerësua se integrimi  i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian. Kryetarja e Kuvendit kërkoi mbështetjen e baroneshes në procesin e marrjes së statusit dhe te anëtarësimit. Edhe situata në rajon ishte një ndër temat që u diskutua gjatë bisedës, ku u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje.
Këtij takimi miqësor i është bashkuar edhe ish Kryetarja e e Dhomës së Lordëve, Helene Hajman.
Në bisedën mes tyre, baronesha Hajman, tha se Britania e Madhe sheh me admirim vende të tilla me demokraci të reja si Shqipëria, e cila, në një periudhë kaq të shkurtër ka bërë kaq shumë progres.
Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, baronesha Suza, pranoi edhe ftesen e zonjes Topalli per te vizituar Shqiperine, nje vizite e parashikuar sipas saj ne muajin gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›