E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PD Tirane thote se Topi nuk ka votues te djathte

Demokratët e kanë kuptuar që të bësh fushatë në kufijtë zyrtarë të përcaktuar në kodin zgjedhor është e vështirë të arrish rezultat aty ku qëllimi rreh.
Aldo Bumci, kryetari i demokratëve të Tiranës thotë se mazhoranca do të provojë se togfjalëshi shabllon i konsumimit të qeverisjes e ka humbur kuptimin. 
Por kryesuesit e koalicionit qeverisës janë të vetëdijshëm se makismalizimi i votës vjen përmes një koalicionit të gjerë përtej arritjeve të së shkuarës dhe programit të së ardhmes. E djathta përfaqësohet plotësisht në koalicion. Përgjatë intervistës duket se PD do të vazhdojë aleancën me LSI-në, beson dhe për një rikthim të PBDNJ-së.
Sa për Frymën e Re Demokratike të Bamir Topit, demokratët të paktën zyrtarisht shprehen të qetë. 
Edhe pse listat e kandidatëve për deputetë nuk pritet të bëhen publike deri në afatin që parashikon Kodi Zgjedhor, deputetë dhe ministra po punojnë në Tiranë sipas skemës së zgjedhjeve të  2011-ës. Shpresojnë se strategjia e garës për Bashkinë e Tiranës do të përkthehet në sukses.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›