Thaçi: Mitrovica është vetë Kosova
“Ne sapo përfunduam përurimin e rrugës për në Vidishiq, gjithashtu jemi në duke inspektuar fazën përfundimtare të rrugës në këtë pjesë të Zveçanit, në Boletin – Zhazhë”-tha Thaçi. Kryeministri kosovar premtoi se investimet do të vazhdojnë në qytetin e Mitrovicës edhe përgjatë lagjes së “Boshnjakëve” me rrugë të reja, me kanalizime, me parqe, me zgjerimin e hapësirave gjithashtu të gjelbërimit.
“E kam theksuar shpesh, por theksoj edhe sot se Mitrovica është vetë Kosova, për Mitrovicën në çdo cep të territorit të saj nuk do të ketë asnjë pengesë dhe është një konsensus i plotë për përkrahjen e të gjitha projekteve, kur flas për të gjitha projektet këtu hynë edhe rrugët, shkollat e reja të shumta të cilat janë duke u ndërtuar me infrastrukturë, kanalizime, me ujësjellës, me investime për gjelbërimin e qytetit, krijimin e shumë mundësive të reja dhe jetë shumë më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës”-tha ndër të tjerash kryeministri i Kosovës.
Gjatë qëndrimit në veri të Kosovës, Thaçi gjithashtu ka theksuar se angazhimet e vazhdueshme të qeverisë për implementimin e standardeve më të larta evropiane nuk duhet të politizohen pa nevojë.