E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni me Berishën, Lugina e Preshevës uron Metën

“Me këtë rast dua të Ju përgëzoj edhe për rezultatet që LSI i arriti në këto zgjedhje me të cilat jo vetëm që po konsolidohet pozicioni i forcës së tretë politike në Shqipëri por qartazi po paraqiten tendencat e ngritjes së sigurt të partisë politike që Ju po e drejtoni. Gjithashtu Ju përgëzoj për vendimin Tuaj të guximshëm që të pranoni ofertën e kryetarit të PD-së për të formuar koalicionin qeveritar që do të raelizojë projektin madhor të integrimeve europiane të Shqipërisë”, shkruan Halimi në letrën e tij.

Në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Halimi ka përgëzuar Metën për zgjedhjet demokratike që u zhvilluan më 28 qershor në Republikën e Shqipërisë ku-sipas tij- votuesit shqiptarë i konfirmuan vlerat e tyre europiane.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›