Qeveria jep 300 mijë euro për kthimin e të zhvendosurve
“Është periudha kur po lëvizim me të madhe në drejtim të një perspektive të integrimit dhe bashkimit të qytetit. Në shtëpitë dhe pronat e tyre po kthehen të gjitha nacionalitetet edhe shqiptarët edhe serbët, në ato hapësira ku është krijuar siguria e plotë. Prandaj në kuadër të mbështetjes së këtij projekti dhe këtij realiteti të ri propozoj ndarjen e mjeteve diku rreth 300 mijë euro mjete shtesë për kthimin e njerëzve në shtëpitë dhe pronat e tyre:, ka thënë kryeministri Thaçi.