E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat serbe, Kuçi: Vendimi i KE-së, i drejtë

“Është një vendim i drejtë i Komisionit Evropian  që e ka ndarë edhe në kuptimin politik dhe në kuptimin juridik që qytetarët kosovar mos të identifikohen me Serbinë. Natyrisht që ne presim që KE e parasheh qartë edhe në studimin e fizibilitetit dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”-theksoi Kuçi. 

Sipas tij, kjo tregon tani më se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe se qytetaret e Kosovës janë shtetas të Kosovës. “Ajo që duhet të them është se me siguri se Serbia do të përkrah tendencat për shkelje dhe keqpërdorime. Unë jam i bindur se qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata serbë, do të orientohen drejt identitetit kosovar. Ne jemi me kontakte me Komisionin Evropian. Jemi duke përgatitur bashkërisht raporte mbi progresin dhe studimin e fizibilitetit, që do të publikohen në nëntor të këtij viti, ku do të paraqitet qartë rruga e liberalizimit e vizave për Kosovën. ”-vijoi zëvendëskryeministri i Kosovës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›