Ish-pjesëtari i UÇK-së, del përpara gjyqit
Edhe kësaj radhe, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe kryetar i Komisionit parlamentar për siguri dhe punë të brendshme, Rrustem Mustafa, së bashku me ish-eprorët e lartë të UÇK-së, Latif Gashi e Nazif Mehmeti, do të gjykohen për veprën e njëjtë penale për të cilën janë dënuar gjashtë vjet më parë. Gjykimi do të mbahet të martën (sot) kurse që të tre janë të akuzuar për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile, ndërsa për rastin e tyre, do të vendosin gjyqtarët e EULEX-it. I ngarkuar me këtë akuzë ka qenë edhe Naim Kadriu, i cili në vitin 2003, ka vdekur nga një aksident i rëndë trafiku.
I kontaktuar nga Expressi, ish-gjenerali i UÇK-së, Rrustem Mustafa, i njohur më shumë me pseudonimin “Remi”, thotë se ai e mirëpret vendimin për caktim të datës së gjykimit nga ana e gjyqtarëve ndërkombëtarë, duke shpresuar që ky proces gjyqësor të përfundojë sa më shpejt. “Do të shkoj në gjykim, e mirëpres që është caktuar data dhe të përfundojë sa më shpejt procesi. Shpresoj që do të kryhet ky gjykim shumë shpejt”, thotë deputeti Mustafa.
Përkundër faktit që është deputet i Kuvendit të Kosovës, Mustafa në gjykim do të paraqitet vetëm si qytetar i thjeshtë. “Do të paraqitem në gjyq si Rrustem Mustafa, si qytetar i Kosovës. Nuk do të bart me vete asnjë funksion”, pohoi ai për Express. Ndërkohë, një ditë para se të fillojë ky gjykim, të hënën, Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar duke e konsideruar këtë si akt politik, e që bazohet në deklaratat e rrejshme të dëshmitarëve.
Ata kanë kërkuar përfundimin e gjykimit të ish-eprorëve të UÇK-së, pasi sipas tyre, procedura gjyqësore ndaj Rrustem Mustafës, Latif Gashit dhe Nazif Mehmetit, ka qenë politike dhe e montuar nga UNMIK-u. (GE/start)