E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni në Prizren me mbështetje të Thaçit dhe Haradinajt

Të shtunën PDK-ja dhe AAK-ja kanë lidhur marrëveshje koalicioni për në Komunën e Prizrenit.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Ramadan Muja dhe kryetari i Degës së së AAK-së nga Prizreni, Bislim Zyrapi. Sipas marrëveshjes, AAK-së do t`i takojnë dy drejtori, ndërsa me këtë marrëveshje është zhbllokuar puna e Kuvendit.
Nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo është arritur në bazë të pëlqimit paraprak të krerëve të dy partive, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
Zyrapi tha se ky koalicion në nivel lokal nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe lidhje të koalicionit në nivel qendror, por, sipas tij, është shembull i mirë për PDK-në dhe AAK-në.
Lidhja e këtij koalicioni në Prizren shihet si sinjal për lidhjen e koalicionit mes këtyre dy subjekteve edhe në nivel qendror. Në fillim të javës së ardhshme pretendenti për formimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi bëri të ditur se do të fillojnë negociatat për koalicionit qeverisës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›