Rritje tem, gjatë pjesës së parë të shkurtit

Dite pranverore me diell dhe temperatura të cilat do arrijnë vlerën termike deri ne 18 grad celsius premton gjysma e parë e muajit shkurt. Duke iu referuar specialistëve të Metoalb, gjate ketyre ditëve do kemi mot të qëndrueshëm ku temperaturat do pesojne rritje edhe gjatë mengjeseve dhe orëve të natës.
Temperaturat nën 0 grad celsius do i lënë vendin atyre më të larta edhe në zonat malore të cilat prej disa ditesh janë ndikuar nga temperaturat e ftohta që kanë arritur deri në minus 10 grad celsius.
Moti pritet të ndryshoj vetëm gjatë pjesës së dyte të muajit shkurt e cila do shoqerohet me mot të thate dhe temperatura të ulta.