Kosova si te jetosh ne ishull

Liberalizimi i vizave eshte nje privilegj e jo e drejte automatike qe mund te merret falas. Kosova mbetet me shqetesuese persa i takon cilesise se sigurise se pasaportave dhe nivelit te krimit te organizuar. Derisa keto ceshtje te zgjidhen plotesisht Kosova mbetet jashte qellimit te politikave tona ka deklaruar Charles Tannock nga grupimi konservator.
Ne thelb ai nuk eshte shprehur kunder levizjes se lire te qytetareve kosovare. Por une nuk jam kunder ne parim qe Kosova te kete liberalizim te vizave. Edhe pse 5 vende te Unionit nuk e njohin ate si shtet kjo nuk duhet te sherbeje si arsye per te mos i dhene Kosoves si territor te drejten per te levizur lirshem ne Bashkimin Europian eshte shprehur Tannock.
Por duke i bere nje krahasim shtetit te ri ballkanas me Tajvanin ai ka nenvizuar se per heqjen e vizave eshte ende heret. Asnje vend anetar i BE-se nuk e njeh Tajvanin nje territor ku une jam i lumtur te perfaqesoj marredheniet me kete Parlament. Por Bashkimi Europian pritet qe se shpejti ti jape regjim te lire vizash qytetareve te ketij territori. Ndaj dhe Kosova ngjashem me Tajvanin duhet ti bashkohet perfitueseve te regjimit te lire te vizave ne kohen e duhur ka shtuar Tannock.
Ndersa komisionerja per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom pasi ka theksuar se Kosova nuk duhet lene ne harrese ka mbeshtetur deklaraten e kolegut te mesiperm duke nenvizuar se heqja e vizave per kete vend eshte ende heret.
Kosova nuk ka mbetur ne harrese. Kosova eshte nje partner shume i rendesishem. Ata kane bere shume perparim por Komisioni ne menyre qe te mbetet i besueshem duhet te shikoje me kujdes te gjitha kriteret e kushtet dhe Kosova nuk eshte gati per kete ka pohuar Malmstrom.
Por ne punojme me qeverine. E dime qe ata po bejne perpjekje per riatdhesimin dhe riintegrimin e te kthyereve por duhet te bejne me shume. Kur te plotesohen keto atehere mund te kalojme drejt nisjes se nje dialogu per vizat. Gjate kesaj kohe inkurajojme te gjitha vendet anetare qe te perdorin cdo lehtesi qe mundeson Kodi i Vizave gjate shqyrtimit te aplikimit per vize nga qytetaret e Kosoves ka shtuar ajo.
Kosova duhet te kaloje permes nje procedure me te komplikuar per te arritur heqjen e vizave. Ne vend te udherrefyesit rutine me kriteret perkatese Komisioni ka parashikuar qe ti ofroje nje strategji ku pershtaten kushtet e kerkuara per rastin specifik te saj.