E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kobi Brajant shpërthyes çon Lejkërsat në finale

Lejkërsat janë skuadra e parë fi naliste e magjisë së
NBA. Të mundur edhe njëherë me rezultatin 119-
92, Denver Naxhets e mbyllën serinë 4 me 2. Ndeshja
e gjashtë e fi nales së Konferencës së Perëndimit mban
sërish fi rmën e talentit Kobi
Brajënt. Sekreti i ndeshjes së
jashtëzakonshme për Kobin
është ky: "Sforcim maksimal
dhe ekzekutim i përsosur i
planit të ndeshjes. Na mori
goxha kohë përllogaritja e
masave që duhet të merrnim
ndaj kundërshtarit të
kësaj radhe, ama ne goditëm
pikërisht në thembrat
e tyre të Akilit, pasi kuptuam
mënyrën e tyre të mbrojtjes.
Kemi shokë skuadre shumë
inteligjentë. Ne gjithmonë përkthejmë në fushë atë që
vendosim gjatë studimit të ndeshjeve". Kobi Brajënt
shënoi 35 pikë dhe tani ëndërron duelin me LeBron
Xhejms, dhe pse në fi nalen tjetër të Lindjes janë në
avantazh Orlando Mexhik. Një sukses i mbrëmshëm
do ta dënonte Klivlandin. Për Denverin nuk mjaftojnë 25
pikët e shënuara nga Karmelo Antoni dhe në fi nale për
të dytën herë radhazi do të shkojnë Lejkërsat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›