E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Termet" tek Reali, 7 lojtare ne shitje

Lojtaret milionere te Realit te Madridit, i jane rikthyer dje rutines stervitore ne fushe pas zhgenjimit te pesuar pas barazimit 1-1 dhe eliminimit nga francezet e Lionit ne Champions League. Trishtimi kishte perfshire pothuajse te gjithe stafin madrilen, por nga ana tjeter deshtimi ka nxjerre ne pah edhe "listen e zeze" te lojtareve qe rrezikojne shitjen sezonin e ardhshem. Karshi kesaj liste qendrojne edhe emrat e lojtareve qe nuk po japin rezultate dhe emrat e trajnereve qe do te zevendesojne Manuel Pelegrinin sezonin e ardhshem.
Tashme eshte e sigurt shitja ne fund te veres e shtate lojtareve. Behet fjale per mitin e Bernabeu, Raúl, mesfushorin Guti, portierin e dyte Dudek, mbrojtesit Metzelder, Gago, e mesfushoret Drenthe dhe Diarra, qe shihen si te nominuarit. Por perjashtimi nga Champions League ne 1/16-at, ka krisur edhe marredheniet mes vete lojtareve qe pas sfides ku permbysen Seviljan ne kampionat shiheshin si heronj te padiskutueshem ne perballjen me Lionin. Behet fjale per shkendijat e para mes CR9 dhe "El Pipita". Ronaldo ka akuzuar shokun e skuadres, Gonzalo Higuain se eshte shfaqur individual duke mos pasuar ne dy raste ne ndeshjen me Lionin, duke mbyllur ndeshjen, por ka preferuar te gjuaje vete. Ai qe shihej si shpetimtari i nderit kryeqytetas dy sezone rresht dhe qe kerkonte nje kontrate faranike, tashme eshte kthyer ne nje tabele qitjeje, edhe pse eshte golashenuesi me i mire i skuadres. Kjo eshte nje shtyse tjeter per argjentinasin Higuain qe te lundroje drejt Anglise, ku e kerkon Mancester City. Por nuk eshte cudi qe te kaloje edhe tek rivalet e Barcelones.
Nje tjeter lojtar i kritikuar dhe te cilit e ardhmja i mbetet ne dyshim eshte braziliani Rikardo Kaka, i cili ka kerkuar falje publike pasi nuk ka dhene ate qe duhej ne fushe. Por falje ka kerkuar edhe ndaj Pelegrinit, per te cilin gruaja e tij e bukur Carolina Celico, kishte shkruar se "Pelegrini eshte i paafte". Shkak per kete fyerje ishte bere zevendesimi i Rikit ne ndeshjen me Lionin. Nga ana tjeter mbrojtesi Sergio Ramos dhe portieri Iker Casillas, kane marre gjithcka persiper duke shfajesuar Pelegrinin dhe konsideruar skuadren si fajtore per eliminimin. Po keshtu ka vepruar edhe mbrojtesi Albiol, teksa ka bere thirrje te perqendrohen ne kampionat. I vetmi qe nuk ka reaguar ka qene presidenti Fiorentino Perez, i cili pasi ka shpenzuar 250 milione euro ne merkato ka pare "Galaksine II" qe t'i zhytej ne vrimen e zeze te kozmosit mbremjen e se merkures kunder Lionit modest. Drejtori Sportiv, argjentinasi Jorge Valdano ka deklaruar ne media se "Pelegrini eshte i paprekshem edhe per sezonin tjeter", por rreziku ende qendron. Vete trajneri kilen e ka lene postin e tij ne doren e bordit dhe ka shfaqur synim kampionatin.

Lojtaret qe do te shiten:
Raul, sulmues
Guti, mesfushor
Gago, mbrojtes
Diarra, mesfushor
Drenthe, mesfushor
Dudek, portier i dyte
Metzelder, mbrojtes

Ne rrezik:
Higuain, sulmues
Kaka, mesfushor

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›