E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me vdekje, kapet në ikje shoferi

Ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Shkëlqim Hazisllari

Tiranë, 23 Janar, 12:04, NOA - Aksident me vdekje në Tiranë, ku ka humbur jetën një 67-vjeçar. Policia e Tiranës tha sot për agjencinë NOA se, ëhstë arrestuar një persona për akuzat e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe të “largimit nga vendi i aksidentit”.

Nga të dhënat mësohet se i arrestuari në flagrancë është Sami Geca, 50 vjeç. Prangosja e tij, është bërë pasi mbrëmë, në orën 23:00, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targa 522 KS 979, në Rrugën e Durrësit, pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Shkëlqim Hazisllari, 67 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.

Pas kryerjes së aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 6 Tiranë, në afërsi të Unazën së Re. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›