Koci: Elektorati i majte, te votoje per dy koalicionet
Zbuten tonet e komunikimit mes kampeve te majta politike, para zgjedhjeve parlamentare. Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, tha dje se eshte krijuar nje situate pozitive mes dy kampeve te majta politike. "PSV '91 eshte e bindur, se dy koalicionet socialiste do t'i fitojne zgjedhjet dhe do te bashkeqeverisin vendin ne mandatin e ri", u shpreh Koci, i bindur ne bashkepunim mes dy kampeve politike PS dhe LSI e PSV '91, duke bere thirrje te votojne njeren nga keto tre parti. Ne keto kushte, Koci u beri thirrje krereve te partive te majta politike qe te mos kene qendrime percarese ne zgjedhje. Sipas tij, qendrimet percarese te ndonje kryetari te partive afer PS, ne vend qe ta ndihmojne Partine Socialiste, me shume do ta demtojne ate dhe do shtojne shanset per koalicionin e kryeministrit Sali Berisha. "Ne i bejme thirrje ndonje kryetari partie te majte qe, gjate kesaj fushate elektorale te mos vendose interesat e veta personale mbi interesin publik te ndryshimit te qeverisjes se vendit, ne 4 vitet e ardhshme", u shpreh Koci. Sipas tij, edhe pse faktoret politike te se majtes mbeten te pandryshuara ne pozicionet e tyre te meparshme, per sa i perket Kushtetutes apo ligjeve te tjera te rendesishme qe sollen percarjen, tashme ka nje gjuhe tjeter komunikuese brenda se majtes.